Atentati/Boçi u qëllua 5 herë
si i shpëtoi plumbave e dashura

Atentati/Boçi u qëllua 5 herë<br />si i shpëtoi plumbave e dashura<br>
TIRANE - Një atentat me armë zjarri i mori jetën mbrëmjen e kaluar në Tiranë pranë ish-Parkut të Autobusëve, 32-vjeçarit, Emiljano Boçi.

Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori ka qëlluar nga pjesa e pasme e makinës "Range Rover" në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima.

E dashura e 32-vjeçarit i ka shpëtuar mrekullisht plumbave të këtij atentati, ndërsa mësohet se ka qenë ajo e cila ka njoftuar forcat e policisë. Banorët përreth nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka shton dyshimet se atentatori ka përdorur armë me silenciator. Policia ka shoqëruar rreth 20 persona të dyshuar për ngjarjen, por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se pistat ku po heton policia është ajo për pazaret e drogës, pasi mësohet se Boçi lëvizte vazhdimisht në Gjermani dhe Holandë dy vitet e fundit ku dyshohet se merrej me trafik kokaine, ndërsa një tjetër pistë është edhe ajo e hakmarrjes.

Kjo për shkak se Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit. Në 2010 në Selitë, Boçi dhe shoku i tij Roland Hoxha u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën, një sherr banal i nisur nga fjalët "pse më sheh". Nga përplasja Treska dhe Boçi mbetën të plagosur, ndërsa ky i fundit u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu. 

emiljano boci
(Viktima Emiljano Boçi, 32-vjeç)

disha
(I plagosuri Melvin Disha, shok me Emiljano Boçin)

(Vendimi i Gjykatës së Apelit për ngjarjen e 2010-ës, ku Boçi dënohej për tentativë vrasje)
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes! E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!