Luftëtari i MMA, 46-vjeçari Phil Baroni u arrestua në San Pancho të Meksikës të diel me dyshimin për vrasjen e të dashurës së tij. Amerikani, një figurë kontroverse me kalime në kategoritë e sportit UFC, Pride, ONE dhe Bellator, ishte ai që thirri policinë dhe pretendoi se ishte një aksident gjatë një sherri mes tyre. Sipas njoftimit, ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Gazeta meksikane “Tribuna da la Bahia” ishte e para që raportoi për rastin. Sipas publikimit, Baroni thirri një automjet të Policisë Turistike Shtetërore që po patrullonte në zonë për të ndihmuar me të dashurën e tij, të identifikuar si Paola, e cila ishte pa ndjenja në një dhomë hoteli aty pranë. Me të mbërritur në vendngjarje, policia gjeti vajzën të shtrirë në një shtrat, pa ndjenja, lakuriq dhe të mbuluar me çarçaf. Ajo nuk kishte shenja jete dhe kishte shenja goditjesh dhe mavijosjesh në fytyrë dhe pjesë të trupit.
Baroni pohoi se në orën 3 pasdite (me orën lokale) të diel, ai po pinte marijuanë dhe birrë në dhomën e gjumit dhe filloi të debatonte me të dashurën e tij, teksa e kishte zbuluar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër. Xheloz, luftëtari tha se e urdhëroi të bënte dush dhe kur ajo refuzoi, ai e kapi nga krahët dhe e hodhi në dush. Vajza kishte goditur kokën duke rrëshqitur në shpinë.
Policia e arrestoi nën dyshimin për vrasje. Hetimi po vijon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
67.7%
-
JO
25%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 424
Lajme të tjera
-
Kërkesat nuk ndalen! SHBA zgjeron hapësirat për aplikacionin e azilit në kufirin me Meksikën
2 Qershor, 15:56
-
VIDEO/ Kledi Disha, emigranti nga Kukësi që po shkëlqen në MMA: Anglezit i tregova kush jam, familja s’i sheh dot ndeshjet
24 Maj, 12:36
-
Mbarimi i afatit të ligjit për migracionin, kaos në Meksikë! Azilkërkuesit dynden drejt kufirit me SHBA-në
12 Maj, 10:45
-
SHBA, shqetësime për rritje të numrit të imigrantëve në kufi me Meksikën
11 Maj, 17:15
-
11 vjeçarja me nivel inteligjence më të lartë se Ajnshtajni, tashmë ka një diplomë dhe po përgatitet për në NASA
8 Maj, 21:54
-
SHBA dhe Meksika përgatiten për një krizë emigrimi pas heqjes së kufizimeve kufitare
8 Maj, 21:12
-
Joe Biden dërgon 1500 trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë
2 Maj, 22:35
-
Sulmoi futbollistin në gjenitale, arbitri pezullohet me 12 ndeshje (VIDEO)
5 Prill, 16:19
-
‘Vrit ose do të vritesh,’ kampioni i mundjes që kaloi në MMA: Mamasë nuk i pëlqen ky sport i dhunshëm, njerëzit më krahasojnë me Khabibin
4 Prill, 13:44
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Zjarr masiv në qendrën e emigrantëve pranë kufirit SHBA-Meksikë! Vdesin 39 persona, plagosen 29 të tjerë
28 Mars, 16:41
-
SHBA kërkon ekstradimin e djalit të 'El Chapo'-s nga burgu i Meksikës
28 Shkurt, 08:16