Dyshonte për mbifaturim, plagos me
mjete të forta punonjësin e OSHEE

Një punonjës i kompanisë OSHEE, me detyrë faturist në qytetin e Pukës ka rrezikuar jetën pasi është goditur me mjete të forta nga një qytetar i cili pretendonte për mbifaturim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvinë, të njësisë administrative Iballë, ku 44-vjeçari Petrit Marashi i cili dyshonte se i ishin faturuar më shumë kilovat energji elektrike sesa ai pretendonte se kishte harxhuar ka goditur faturistin Bajram Hyseni , 47 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

Sipas policisë, mësohet se pas dhunës së ushtruar, punonjësi i OSHEE është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në polici.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës