Dyshonte se i ngacmonin të ëmën
21 vjeçari plagos 3 persona

Dyshonte se i ngacmonin të ëmën<br />21 vjeçari plagos 3 persona
TIRANE - Një person është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku Gulit Stafa ka qëlluar dy vëllezërit Murat dhe Jashar Maja përkatësisht 42 dhe 35-vjeç nga Borizana si dhe shtetasin Akil Sahitaj 31-vjeç nga Mamurrasi, të cilët kanë marrë plagë në trup.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar Gulit Stafa 21-vjeç. Mësohet se 21-vjecari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja, duke lënë të plagosur dhe një person të trëtë. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Ndërsa Stafa akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone, pasi ai ka dëmtuar automjetin me të cilin udhëtonin personat e mësipërm. Të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca