Maryam Sama, një shtetase afgane e akomoduar në Shëngjin, pasi i shpëtoi terrorit të talebanëve, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur 10 mijë dollarë në dhomën ku është akomoduar.

Në Policia ajo ka deklaruar se i kanë marrë paratë dhe më pas ja kanë zëvendësuar me kartmonedha falës, ndërsa ngre dyshime se një gjë e tillë është bërë nga dy shoqet e saj të dhomës dhe i dashuri i njërës prej tyre.

Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një kartëmonedhe dollari është fotokopjuar me ngjyra në 75 kopje. Monedhat e fotokopjuar janë dërguar për analizim në laboratorin e policisë shkencore, me qëllim zbulimin e gjurmëve të gishtave të personave që mund ta kenë kryer këtë veprim. Deri tani nuk ka persona të ndaluar ne lidhje me rastin, ndërsa materialet hetimore janë referuar në prokurorinë e Lezhës. Prej muajit shtator të vitit 2021 në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar 2 mije shtetas Afgan të cilët u larguan a vendi j tyre pas pushtimit nga Talebanet.