E akuzoi se shpërndau para në Dibër, Xhaçka i përgjigjet Bashës: Llumin do e sqarosh para Gjykatës

E akuzoi se shpërndau para në Dibër, Xhaçka i përgjigjet Bashës: Llumin do e sqarosh para Gjykatës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar menjëherë pas akuzave të forta të ardhura nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Ky i fundit në një deklaratë për mediat akuzoi se ministrja Xhaçka me makinë ushtrie me targa fallso ka qenë në Dibër dhe ka shpërndarë para në mënyrë që qytetarët të dalin të votojnë.

Këtyre akuzave Xhaçka u është përgjigjur duke thënë se Basha do të japë shpjegime para gjykatës, duke lënë të kuptohet se do të padisë Bashën për akuzat që hodhi ndaj saj.

Ndërsa për ish-deputeti demokrat për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi i cili e akuzoi Xhaçkën se shpërndau pistoleta për kriminelë, ministrja ka thënë se atë e njeh e gjithë bota për bëmat e tij.

Reagimi i plotë i Xhaçkës:

Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja. 
Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë. 
Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Wikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.
Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 27/06/2019 03:49

    Nje virtyt qe nuk ta heq askush.... edhe Rama ta ka zili por nuk ka marre gje akoma. Lart e me lart Olta, flamujt e kongresit,beteja fitore perpara te presin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja