E akuzoi si ‘agjent të Serbisë’, Frrok Çupi kërkesë Komisionit Hetimor për ballafaqim me Metën: Të më paraqesë prova
Presidenti Ilir Meta dhe analisti Frrok Çupi
Pasi presidenti Ilir Meta e ka akuzuar gazetarin Frrok Çupi si ‘agjent i Serbisë’, ky i fundit ka paraqitur në Komisionin Hetimor, një kërkesë në lidhje me akuzën e Presidentit.
Çupi kërkon nga Komisioni që ‘Presidenti i Republikës të paraqesë prova mbi veprimtarinë e tij që sipas tij është ‘agjenturore në shërbim të Serbisë’. Por nëse nuk paraqet prova, shkruan gazetari, atëherë ‘kërkesa e tij të administrohet si një kallëzim për shpifje’ ndaj Presidentit.
Në këtë mënyrë çupi thekson se sipas tij ‘Presidenti është përfshirë publikisht në sulme personale, aq më tepër kur sajon dhe shtrembëron të vërtetën’. Ai thekson se sulmi i Presidentit ndaj tij kryhet ‘për shkak të profesionit si gazetar’ dhe se Presidenti sulmon këdo dhe çdo opinion që nuk i vjen për shtat".
Po në këtë shkresë drejtuar Komisionit Hetimor Parlamentar, gazetari Çupi deklaron se pas sulmeve të Presidentit, ndjehet ‘i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes’, dhe kërkon mbrojtje nga shteti.
“Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga ‘nacionalistët’ e shtyrë prej tij, nga elementë të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen lehtë nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme’, shkruan Frrok Çupi.
Akuza për Çupin është bërë nga Presidenti në foltoren e Presidencës, pak ditë më parë. Në morinë e materialeve pranë Komisionit Hetimor Parlamentar, me qëllim hetimin e Presidentit, është depozituar edhe deklarata në audio dhe video e Presidentit të Republikës ku akuzon gazetarin Çupi si ‘agjent i Serbisë’.


Lajmi kryesor:
Mbyllet hetimi, Meta refuzon përfundimisht paraqitjen në Komisionin për shkarkimin e tij! U diskutua marrja me forcë, por nuk miratohet (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Protestat pritet të intensifikohen’, analistja nga Presheva: Vuçiç mund ta çojë vendin në zgjedhje, por nuk ka folur për qeveri teknike
17 Mars, 12:36
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Augustin Palokaj: Vuçiçi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
17 Mars, 10:27
-
Sorensen në Prishtinë: Folëm për vijimin e dialogut! Osmani: Kosovës t’i hiqen sanksionet
17 Mars, 08:37
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, Serbia shpall 18 marsin ditë zie
16 Mars, 14:00
-
Protesta historike në Beograd, organizatorët: Rreth 275 mijë persona! 22 të arrestuar, 56 të lënduar (Berisha mblodhi vetëm një grusht protestuesish)
16 Mars, 10:21
-
Protesta historike në Beograd, Marta Kos: Tubim paqësor! Marrëveshje për reformat, të nevojshme për integrimin në BE
16 Mars, 09:19
-
FOTOLAJM/ Në Beograd protesta më e madhe në histori, Berisha në Tiranë mbledh vetëm një grusht protestuesish
15 Mars, 19:58
-
Incident pranë institucioneve në Serbi/ I moshuari kërcënon me eksploziv, ndalohet me forcë nga forcat speciale
15 Mars, 15:36
-
Frrok Çupi: Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë
15 Mars, 14:11
-
Beogradi 'vlon' nga protesta, 107 mijë qytetarë bashkë kundër pushtetit të Aleksandër Vuçiç: Populli nuk të mbështet më! Presidenti: E kuptuam mesazhin (FOTO+VIDEO)
15 Mars, 11:16
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45