E akuzuan se vrau Caroline, gjeorgjiani rrëfen torturat nga burgu grek: Më mbanin të lidhur, më qëllonin dhe bërtisnin ‘ti e vrave vajzën'

E akuzuan se vrau Caroline, gjeorgjiani rrëfen torturat nga burgu grek: Më mbanin të lidhur, më qëllonin dhe bërtisnin ‘ti e vrave vajzën'

Pas përpjekjeve të pilotit 32-vjeçar për të gjetur fajtorin për vrasjen që kreu, policia greke, 1 muaj më parë arrestoi një gjeorgjian si të dyshuarin kryesor të krimit.

Dhunë dhe tortura çnjerëzore ka përjetuar prej 4 ditësh në burgjet helene 36-vjeçari Giorgio Khardzeishvili, i cili ka përshkruar gjithçka me detaje për televizionin e dytë më të madh në Gjerorgji.

 “Prej 4 ditësh më mbanin të lidhur në një karrige. Policët më qëllonin shumë. Më merreshin mend dhe kur lodhej njeri vazhdonte tjetri. Nuk më pyesnin për asgjë. Vetëm më kërkonin që të thoja se e vrava unë vajzën. Nuk e dija se për kë vajzë e kishin fjalën. Më bërtisnin ‘Ti e vrave’. Pastaj mora vesh se e kishte vrarë burri dhe se mua me akuzonin për grabitje. Nuk ka lidhje as me grabitjen. Kisha vetëm letra të falsifikuara.”, tha ai.

Pyetja që ngrihet është: Përse policia greke kur e dinte që në momentet e para se vrasësi është Charalambos, ka arrestuar një person të pafajshëm dhe e ka torturuar për të treguar një të vërtet që ata e dinin?

Ky shenjështrim i policisë por edhe i mediave greke se vrasësi i Carolines ishte një gjeorgjian ose një “shqiptar i pamëshirshëm”, ka sjellë reagime të forta duke e konsideruar raciste.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe Komuniteti i Emigrantëve në Greqi, të cilët u shprehën se mediat greke nuk humbën aspak shansin të kultivojnë me vullnet stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Pra vrasësi nuk ishte një gjeorgjian apo një shqiptar, ishe një grek, i shkolluar, i pasur, i bardhë, familjar dhe i “dashuruar”.

Gjeorgjiani është arrestuar 5 ditë pas vrasjes së Carolines. Ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar.


Lajmi kryesor:

Piloti mbyti bashkëshorten në gjumë, 'vlon' çështja e kujdestarisë së fëmijës, nëna e Caroline: Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë ‘goditja’ përfundimtare


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK