'E ardhmja e bunkerëve', projekti
gjerman për shndërrimin e tyre
Simbol i periudhës së komunizmit, bunkerët janë kthyer tashmë për shqiptarët në një kujtim të së kaluarës së hidhur. Por ndërsa ne kthejmë kokën tutje kur i hasim rrugës, bunkerët shqiptarë kanë entuziazmuar gjermanët që jo vetëm kanë krijuar një projekt mbi to, por edhe një kurs studimesh.
Simbol i periudhës së komunizmit, bunkerët janë kthyer tashmë për shqiptarët në një kujtim të së kaluarës së hidhur. Por ndërsa ne kthejmë kokën tutje kur i hasim rrugës, bunkerët shqiptarë kanë entuziazmuar gjermanët që jo vetëm kanë krijuar një projekt mbi to, por edhe një kurs studimesh.
Gjithçka ka nisur nga një ide e një studenteje gjermane të universitetit të Mainz, e cila ka shkruar një temë diplome me titull “Bunkerkunft” që shqip mund të përshtatet si “E ardhmja e bunkerëve”. Ajo thjeshtë kishte imagjinuar se bunkerët mund të ripërshtateshin si një vend për strehimin e kafshëve, ose mund të ktheheshin në dyqane ose lokale.
Profesorit të saj, Markus, ideja jo vetëm që i ka pëlqyer shumë, por e ka shtyrë atë edhe më tutje duke ngritur një kurs studimesh eksperimental, me seminare dhe projekte të realizuara nga studentët e tij. Kontaktet me Shqipërinë tashmë kanë nisur dhe shpejt pritet të fillojnë punimet për krijimin e të parit Bunker Bed & Breakfast.
Sipas revistës prestigjoze gjermane Der Spiegel, e cila ka shkruajtur mbi të, bëhet fjalë për një projekt pilot, një prototip për t’u ndjekur, për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë jo vetëm një projekti arkitekturor por edhe të zhvillimit ekonomik në Shqipëri.
Por kush do të flinte në një bunker të ristrukturuar? Nuk duhet të jetë e vështirë të gjenden klientë edhe mes shqiptarëve pasi një nga rregullat e projektit është se çmimi nuk duhet të kalojë 8 eurot/nata për person.
Ideatorët shpresojnë që në këtë mënyrë të ndihmojnë edhe turizmin shqiptar, duke evituar çimentifikimin që po gërryen gjithnjë e më shumë brigjet e vendit tonë.
(im/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02