Noizy nuk ndalet edhe pas arrestimit, “ndezi” skenën mes Kosovës.
I veshur si babagjysh, reperi ka surprizuar fëmijët e ushtarëve në kampin e KFOR-it ku edhe këndoi një nga këngët e tij më të suksesshme të verës “Mi amor”. Pas performncës i rrethuar nga fëmijët e ushtarëve, Noizy mori edhe një certifikatë vlerësimi nga KFOR-i.
Noizy është arrestuar dy ditë më parë, sapo ka kaluar kufirin për në Kosovë, pasi kishte një urdhër arresti për reperin. Pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman.
Megjithatë qëndrimi i tij në paraburgim nuk ka zgjatur shumë. Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar. Për të konfirmuar lirimin, ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet brenda një ashensori.

Komente









