E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi sërish kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim mase: Jam sëmurë, duhet të kujdesem për fëmijët! Shtyhet seanca

E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi sërish kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim mase: Jam sëmurë, duhet të kujdesem për fëmijët! Shtyhet seanca

Ish zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi

TIRANË- Teksa kanë kaluar 4 muaj që prej arrestimit të saj të bujshëm që u zbulua pas një vjedhjeje me shifra të majme nga punonjësja e saj në shtëpi, Rozeta Dobi, ish zyrtarja e ministrisë së Financave, Alda Klosi kërkoi sot sërish një masë më të butë sigurie.

Prej muajsh, Klosi ka pretenduar se ka probleme me shëndetin dhe se ka në kujdestari fëmijët që do duhet të kujdeset. Megjithatë, seanca e kësaj të marte (11 korrik) ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës për shkak se pretendon se ka konflikt interesi, raporton gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.

Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari. Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi.

Edhe pse kërkon masë më të butë sigurie, Alda Klosi figuron në dosjen voluminoze të ish zv kryeministrit Arben Ahmetajt, të zbardhur nga Report Tv dhe Shqiptarja.com. Në dosje  thuhet se ish zyrtarja ka bërë disa komunikata me Klodian Zoton. Zoto është ortaku i vetëm dhe administratori i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet e Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi funksionare e e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.

Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.

E gjitha doli në dritë pasi në apartamentin e Alda Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë u raportua se pati vjedhje. Policia arrestoi si të dyshuar, pastruesen e shtëpisë, Rozeta Dobin dhe djalin e saj si bashkëpunëtor, Havier Dobin, por dëshmia e punonjëses së pastrimit ndryshoi gjithçka. Dobi tha se 120 mijë euro që policia i gjeti në banesë, nuk i ka vjedhur, por se Alda Klosi ia kishte dhënë vetë për t’i fshehur në banesë. Alda Klosi e pranoi para hetuesve se 120 mijë eurot ishin marrë nga shtëpia e saj, të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait me tumor që jeton në SHBA. 

Një apartament dhe një garazh u sekuestrua nga prokuroria ndërsa të tjera pasuri janë në verifikim për burimin e tyre, por avokati i Alda Klosit Ilirjan Muho, thotë se apartamenti në fjalë është pronë që ish-bashkëshorti i saj e ka blerë pasi janë divorcuar dhe ka lënë të jetojnë fëmijët e tij. Pas arrestimit nga policia Alda Klosi pati probleme me shëndetin, ndërsa ndër argumentet kryesore për një masë më të burë sigurie, ajo paraqet faktin që duhet të kujdeset për 2 fëmijët e mitur dhe nënën e verbër që ka në kujdestari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur