E bija e la pa ushqime dhe ujë në shtëpi pasi iku me pushime, vdes nga uria 84-vjeçarja! Arrestohet 49-vjeçarja

E bija e la pa ushqime dhe ujë në shtëpi pasi iku me pushime, vdes nga uria 84-vjeçarja! Arrestohet 49-vjeçarja

Foto nga vendngjarja

ITALI – Një 84-vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj në Montelibretti, Romë, pasi e bija 49-vjeçare ishte larguar për pushime, duke e lënë atë pa ujë dhe ushqime.

49-vjeçare është arrestuar nga policia ditën e sotme nën akuzë për veprën penale "braktisje e një person i paaftë”.

Sipas medias Today Cronaca, 49-vjeçarja e kishte gjetur vetë nënën e saj 85-vjeçare  të pajetë duke e lënë në dysheme, të mbuluar me çarçaf dhe duke mos njoftuar autoritetet.

Ishin vetë Karabinierët që zbuluan ngjarjen e hidhur më 12 qershor të këtij viti, pasi shkuan në shtëpinë në fjalë për të dorëzuar një dokument gjyqësor.

Pavarësisht se 49-vjeçarja nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të karabinierët, këta të fundit kishin ndjerë erën e fortë që kundërmonte kufoma.

Më pas ata kryen një kontroll të perimetrit të shtëpisë dhe gjetën një dritare të hapur e cila u mundësonte hyrjen.

Brenda gjetën trupin e të moshuarës të shtrirë në tokë. Nga autopsia e trupit rezultonte se vdekja e 84-vjeçares daton disa ditë më parë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij