Blindohet përsëri gjykata në Fier pasi në ambientet e saj ështe trajtuar përsëri çështja për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Sheq në Fier ndodhur me 1 shkurt 2021.
Me forca të shumta policie në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier është paraqitur për herë të dytë para një trupi gjykues autori i dyshuar Albert Zaja për vrasjen e Kastratit. Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuar Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Albert Zaja, u arrestua pak ditë më parë në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia. Sipas policisë 37-vjeçari kur ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet.
Të dyshuar të tjerë si bashkëpunëtorë të tij në këtë vrasje janë Elmir Tufa, 29 vjeç, Elson Xhecuka, 27 vjeç, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, të cilët janë ende në kërkim nga policia. 4 të rinjtë, mësohet se janë një grup vrasësish me pagesë, të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.
Si ndodhi ngjarja?
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, është qëlluar nga një person nga një makinë tip 'Range Rover'. Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty.Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait. Pse grupi hetimor ka dyshime për një hakmarrje? 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit. Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Eliminimi i tij ishte për hakmarrje pasi nga hetimet e kryera në atë kohë ka rezultuar se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash, por ai u dyshua dhe për një vrasje të ndodhur në vitin 2012. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Fierit sekuestron mbi 1 mln euro pasuri të financuesit të laboratorit të kokainës në Frakull! Dhjetëra apartamente në Tiranë e Durrës (EMRI+LISTA)
27 Nëntor, 10:46
-
Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori
20 Nëntor, 17:49
-
Fier/ Tentoi të vriste prindërit duke djegur banesën, zbulohet shkaku: I ati nuk i dha 10 mijë lekë të vjetra! Gjykata vendos: Shtrimin në psikiatri
26 Tetor, 12:32
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor, 11:43
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh
10 Tetor, 10:09
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
17 Maj, 07:32
-
Vrasja e Grei Bihucit në Fier, sherri nisi për 1 thikë, 20-vjeçari s'kishte lidhje me konfliktin! Report Tv siguron dosjen
14 Mars, 08:48
-
Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati në Fier, Apeli vendos 19 vite burg për Albert Zajën, përfiton ulje dënimi
13 Mars, 16:18
-
Fier/ Dhuna në familje, rriten kërkesat për urdhër-mbrojtje! Gjykata: Vitin e kaluar ishin 305 kërkesa, 30 % më shumë se në 2022
9 Shkurt, 18:03
-
I akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në 2020-ën, Gjykata e Fierit shpall të pafajshëm Fatmir Hoxhën
11 Dhjetor 2023, 19:32