E braktis nëna në jetimore, për ironi të fatit e kërkon njerka në “Pa Gjurmë”

Ana Lila rrëfen në program si u njoh me Marilena Gacen, vajzën e Vasil Lilës, ai që u bë bashkëshorti i saj i ardhshëm. Në një lidhje me skype Ana kërkonte t’i komunikojë 26-vjecares se ka dhe një vëlla, nga martesa e dytë e babait të saj, i cili edhe ai është në kërkim të motrës. Ata humbën kontaktet nga Athina dhe vite më vonë mësuan se vajza ishte birësuar.     

Me Vasilin u njohëm në vitin 1997. Unë isha në dijeni që ai kishte një vajzë. Sapo kisha mësuar se kisha mbetur shtatzanë. Ish-bashkëshortja i tha Vasilit se vajzën e kishte dërguar në jetimore, pasi nuk e mbante dot për shkak se ishte në punë’. Marilenën e mbanim ne cdo fundjavë, pasi ajo qëndroi me nënën e saj, kur prindërit u ndanë. Ish-bashkëshortja e burrit e mori vesh që unë prisja një fëmijë dhe ne ndërkohë lëvizëm nga Kreta. Nga ai moment humbëm komtaktet. Ajo mbylli dhe telefonin. 

Kur njerka zbulon se vajza e bashkëshortit ishte birësuar, ajo kërkon ende sot me ngulm të realizojë një takim të munguar babë e bij.  

Unë kam bërë kërkimet e mia. U lidha me Kryqin e Kuq. Atje njoha një zonjë e cila na dha informacione se vajza ishte birësuar. Fëmijët ngjajnë shumë me njeri-tjetrin. Burri im nuk bëri kërkime për vajzën pasi, mendonte se një ditë do t’ia merrnin. Dua të takohen bashkë motër e vëlla.  Aleksit i mungon shumë Marilena, prej vitesh e ka kërkuar gjithmonë’, përlotet në studio njerka e saj.

Marilena Gace e cila erdhi në jetë më 31 dhjetor të vitit 1994, përfundoi në jetimore në moshën 3-vjecare. Ajo mbante mbiemrin e nënës së saj, ndërsa me babain nuk ka më kontakte prej 23 vitesh. 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen