E braktisi foshnje, sot lufton për jetën/”Pa Gjurmë” i përcjell nënës lajmin për vendndodhjen e të birit pas 28 vitesh (VIDEO)
Lufton për jetën çdo ditë që prej një viti kur është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Mimoza Llanaj, e cila jeton në Greqi nuk ka reshtur së kërkuari djalin, që lindi 28 vite më parë në maternitetin e Fierit.
Redaksia 8 Dhjetor 2020, 17:48 | Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 17:57
50-vjecarja iu drejtua emisionit ’Pa gjurmë’ në përpjekje për t’u bashkuar me djalin, që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Jo me dëshirën e saj, por e detyruar pasi i dashuri e braktisi, sapo ajo u bë nënë për herë të parë, Mimoza la fëmijën e porsalindur në maternitet. Eljo Idrizi u lind më 25 nëntor të vitit 1992 dhe më pas u transferua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, atje ku nëna e vizitoi për tri vite më radhë.
Unë e vetme shkoja në moshën 3-vjecare ta takoja djalin, në shtëpinë e fëmijës Vlorë dhe më pas më thanë se e kishin kaluar në Durrës dhe Sarandë. Unë shkova të pyesja tek këto institucione shtetërore, por prej andej mora përgjigjen se nuk kishte kaluar aty, ndaj dyshoj se djali u birësua.
Në kërkim të të birit, zemrën e nënës në studio e ngrohu një e dhënë e rëndësishme, për të cilën dyshohet se jemi shumë pranë gjurmëve të Eljo Idrizit. Gjatë një lidhje me telefon dëshmitari pohoi se njihej me një djalë, të së njëjtës moshë, i cili gjithashtu është birësuar nga familja Gjoni në komunën Kozarë të Kucovës.
Unë njoh një djalë me emrin Eri Gjoni, me të cilin jam rritur dhe që jeton në Kozarë të Kucovës. Ai është 28 vjec dhe ka moshën e Eljos që ju kërkoni në studio. Jam i sigurt 99 përqind që është ai. Ky djalë është birësuar nga familja Gjoni dhe nëna quhet Vasilika. Është i martuar dhe unë e njoh mirë, pasi e kam shok fëmijërie. Ai ka një familje shumë të mirë birësuese.
Me pendesë në shpirt dhe me dhembjen e një nëne, Eljo e kërkoi edhe shumë vite pas, por askush nuk dha më asnjë sqarim. Nëna që e solli në jetë, Mimoza Llanaj është e martuar dhe ka tre fëmijë të tjerë. Familja e saj dhe bashkëshorti gjithashtu janë mbështesin kërkesën e vazhdueshme për pengun që ka në jetë kjo 50-vjecare.