Pep Guardiola nuk do të jetë më trajner i Manchester Cityt pas verës 2025, kur skadon edhe kontrata e tij. "Daily Mail" në Angli bën me dije se spanjolli do jetë në krye të ekipit edhe për 12 muaj, teksa nuk ka pranuar rinovimin, paçka se "Qytetarët" ia kanë ofruar në tryezë.
Trajneri u bashkua me Cityn në 2016 dhe ka siguruar 15 trofe gjatë kësaj kohe, duke përfshirë edhe Uefa Champions League, si edhe gjashtë trofe të Premier League, katër nga të cilët radhazi.
52-vjeçari ka kërkuar kohë për një projekt të ri dhe besohet se do e mbyllë me Man. Cityn pas vitit të tij të nëntë në "Etihad".