E bujshme/ Vllaznia në bisedime me Shkodran Mustafin, kampioni i botës pesë muaj pa luajtur

E bujshme/ Vllaznia në bisedime me Shkodran Mustafin, kampioni i botës pesë muaj pa luajtur

Shkodran Mustafi

SHKODËR - Merkato e janarit për futbollistët në Superligë është në prag dhe skuadrat po mendojnë për përforcimet. Nga Shkodra bëhet me dije se Vllaznia është në bisedime me Shkodran Mustafin, ish-kampionin e botës me Gjermaninë në Botërorin e 2014.

"ShkodraSport" njofton se tanimë drejtuesit e Vllaznisë e kanë kontaktuar lojtarin dhe brenda pak ditësh pritet një përgjigje nga 31-vjeçari me origjinë nga Gostivari.

Prej korrikut të këtij viti, Mustafi nuk është në aktivitet që pas largimit nga Levante në Spanjë. Tanimë pa kontratë, Mustafi mund të firmosë me cilin ekip të dojë.

I dalë nga moshat e Hamburg, ai ka luajtur me Sampdorian, Valencian, Arsenalin, Schalken dhe dhe Levanten. Me kombëtaren A të Gjermanisë ai ka luajtur në 20 takime dhe ka shënuar dy gola.

Nëse presidenti Alban Xheferi do mund të bindë kampionin e botës të jetë pjesë e Vllaznisë, ky me të vërtetë do ishte një përforcim i rëndësishëm në Shkodër.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje! Arrestohet 43 vjeçari, person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)

Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje! Arrestohet 43 vjeçari, person i skeduar nga policia (EMRI+VIDEO)