TIRANE - Në rreshtat më poshtë jam përpjekur të tregoj një përjetim vetjak. Përjetim që mund ta ketë gjithkush që jeton në Tiranë, që lidhet me transformimin në vazhdim të siluetës së kryeqytetit, pikërisht në qendrën e tij, një fqinjësi e përballje sa fizike, politike aq dhe pasqyruese e sfondit vizionar nëpër të cilin çalon Tirana përgjatë këtyre viteve. Përballja e disa ndërtesave të trashëgimisë kulturore-historike me shumëkatëshet në pushtim të hapësirës publike, lartësive dhe kërkimit të identitetit njëkohësisht. E më duket se kjo tablo qe na shfaqet përditë është përkthim i një dëshire të madhe rendjeje drejt zhvillimit, perëndimit, drejt pushtimit të tokës e qiellit menjëherë, sot për sot pa humbur kohë. Por ndoshta kemi humbur rrugës…për faj të tranzicionit, për faj të mungesës së vizionit, për faj të dikujt.. Ky duhet të ishte një përjetim, por shndërrohet vetvetiu në një akuzë bashkëfajësie qeveri-qytetare, shtet- individ.
Nuk do duhej ta kërkoja fajin te politika, do tingëllonte e do ishte e rëndomtë, si fajtorja pa dhe me shumë emra e destinuar përjetësisht për tu gjykuar si e pamoralshme. Mirëpo realiteti ynë politik është një fatalitet që po e vuajmë dhe ai pasurohet përditë me deklarata sa qesharake (në gojën e kryeministrit) si “E bukura e dheut” aq dhe të pavend (në gojën e pretendentit për kryeministër) kur përgojohen në fjalime elektorale simbole të qyteteve. Akoma më tutje me deklarata politike që me krenari shpallin si shpëtim, e madje si rilindje të kryeqytetit, zhvlerësimin e menjëhershëm pas zgjedhjeve të planit rregullues të sapomiratuar pa argumentuar arsyet (për kujtese, pikërisht lëvizja e kundërshtarit politik pak vite më parë).
Por, a kanë treguar në të vërtetë politikat zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e qytetit ndjeshmërinë e nevojshme karshi të gjithë vlerave arkitekturore të trashëguara në kohë, monumenteve të kulturës, godinave të rëndësisë së veçantë që pasurojnë koloritin përmbajtjesor historik? A është e vetëdijshme politika se sa e lidhur duhet të jetë ajo me zhvillimin urbanistik dhe arkitektonik, duke qenë se ato janë shprehje të drejtpërdrejta të veprimeve të konkretizuara politike? A e kanë projektuar dhe a po projektojnë vizionin e qytetit tonë në të ardhmen rrahjet majtas e djathtas politike për atë se si do duhet të jetë vendbanimi ynë I përbashkët Tirana në shekullin që po vjen?
Të gjitha pyetjet e mësipërme lidhen drejtpërdrejt me vizionin e politikave qeverisëse apo lokale të 20 viteve të fundit e viteve që do të vijnë: (i) me vetëndërgjegjësimin për pasurinë në vlera ndërtimore të trashëguara në kohë dhe marrjen në mbrojtjen të tyre dhe (ii) me planifikimet në perspektivë për konturet e qelizave të banimit, infrastrukturës, hapësirat publike të gjelbra e të sistemuara, objektet social kulturore e fetare, monumentet e çdo element tjetër përbërës të një qyteti.
Vizioni i politikave qeverisëse do të duhej të niste së pari me një bilanc të plotë të pasurisë së trashëguar që duhet të merret urgjentisht në mbrojtje. Mund ta themi me bindje se dështime të njëpasnjëshme kanë përcjellë njëra-tjetrën gjatë mospërpjekjeve gati të qëllimshme për të vlerësuar e ruajtur siç duhet trashëgiminë ndërtimore e kulturore së bashku me infrastrukturën përkatëse. Lajme dhe kronika që dhembin nga të gjitha krahinat e Shqipërisë denoncojnë përditë pandërprerë amortizime, dhunime dhe nëpërkëmbje të ndërtesa të shpallura “de juro” si Monumente Kulture.
“E bukura e Bulevardit”
Një shembull që dhemb përditë teksa përshkon bulevardin është “E bukura e Bulevardit”, Piramida ose ish-Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”.
E ndërsa dëgjoj në lajme nga goja e kryeministrit plot patos të flasë e krenohet me “Shqipërinë të bukurën e dheut”, habitem e trishtohem se si mund të jetë krejt në paqe e i vetëkënaqur, kur një bukuri e bulevardit vetëshkatërrohet për shkak të injorimit të qëllimshëm në këmbë të institucionit nga ku nisin politikat gjoja të mëdha! Piramida ka qenë dhe mbetet deri më sot në vlerësimin e përfaqësuesve të fushës së projektim-ndërtimit si prezantimi më i veçantë i arkitekturës bashkëkohore shqiptare. Ajo së bashku me stolinë e vyer për qendrën prej 15 000m² gjelbërim është kërcënuar gjatë fundit të vitit 2010 nga vendime qeverie “për arsye të njollës në biografi” (për fat të shtyra me vonë) për tu prishur e për t’i lënë vendin një tjetër ndërtimi me rëndësi siç do të ishte Godina e Parlamentit të Ri.
E gërryer nga harresa e qëllimshme, e paragjykuar politikisht me pa të drejtë, e përjashtuar nga çdo funksion, e dënuar deri në degradim ajo është pasqyra reflektuese e vizionit qeverisës për një godinë të tillë të rëndësisë së veçantë, e shpallur nga shteti (në vitin 2006) si Monument Kulture i mbrojtur me ligj. Ndërkohë që në vitin 2000 Ansambli I Bulevardit është njohur nga shteti si Ansambël Monumental i patjetërsueshëm. Do të mjaftonin këto vendime te mëparshme nëse do të merreshin seriozisht, si asnjanësuese të çdo përpjekje për tjetërsimin e kompleksit të saj. Piramida si produkt historik me simbolikë të goditur, mbart në kompleksitetin e saj kujtesën e përbashkët ndër vite në përpjekje për konceptimin, projektimin dhe ndërtimin e saj. Madje më pas e në vazhdim pas viteve 90 e një vazhdimësie të gjatë përpjekjesh për riadaptimin në përdorime të mundshme të jetës bashkëkohore. Përpjekje të cilat janë shtrirë në kohë shumë më gjatë se periudha dy vjeçare gjatë të cilës “biografia e saj u bë me njollë”. Cilido mund të përcaktohet si funksioni i saj në të ardhmen, ajo do të jetë godina më tërheqëse jo vetëm e Kompleksit të Bulevardit dhe e kryeqytetit.
E solla në vëmendje historikun e shkurtër dhe gjendjen ekzistuese të saj sepse besoj fort se bindshëm ajo përfaqëson, si pak objekte në Tiranë, një mekanizëm të komunikimit kulturor në breza, të rigjenerimit përmes përshtatjes së përdorimit dhe promovimit të një vetëvendosjeje të re të shkompleksuar nga historia paraardhëse e viteve “90.
Së dyti sepse Piramida përbën një rast unik të mungesës së vizionit qeveritar mbi ndjeshmërinë dhe trajtimin e një objekti të tillë. Forcat politike opozitare mbajtën një qëndrim thuajse të mefshtë krahasuar me rëndësinë që kërkonte problematika e ekzistencës së Piramidës. Reagimi I shumtë në numër dhe I qëndrueshëm në kohë I shoqërisë civile, qytetarëve të thjeshtë, studentëve, përfaqësuesve të fushës së projektim-ndërtimit të të gjithë brezave ishte gjithashtu një rast unik në revoltën e shprehur me protesta dhe nënshkrime të peticioneve kundra marrjes së vendimit për prishjen e një objekti me karakter social-kulturor në qendër të kryeqytetit.
Përkthim i vizionit në aktualitet
Mirëpo në “bregun perëndimor” të bulevardit tabloja vizionare plotësohet më së miri me kontekstin e kohërave klienteliste në të cilat jetojmë, me panoramikat e pallateve shumëkatëshe që vazhdojnë të lulëzojnë përditë pikërisht fare pranë këtij bulevardi në kurriz të sipërfaqeve të gjelbëruara. Tirana në aspiratat për tu evidentuar si kryeqytet i spikatur në Ballkan e më gjerë, në ambicien për të përmbushur të gjitha funksionet komplekse të një metropoli është përballur me fluks të paparashikueshëm migrimi e ndërtimi brenda dhe në kufi të territorit të saj. Vizioni i pushteteve lokale për kryeqytetin në gjithë stafetat e tij majtas djathtas është shpalosur shëmtuar e dhimbshëm në mënyrë fatkeqësisht të pakthyeshme në kryeqytet. Historia filloi me kioskëzimin, vazhdoi me ç’kioskëzimin dhe ajrosjen e hapësirave publike, ndërkohë prona publike dhe private u uzurpuan pa të drejtë dhe ndërtimet pa leje si dhe shtesa të panumërta në kate e në çdo qoshe të mundshme asfiksuan sërish hapësira të tjera publike. Ne projektuesit faktori përpilues i projekteve të objekteve të ndërtimit jemi fajtorë po aq sa biznesi i ndërtimit, i cili për hir të një zhvillimi të rremë, u trajtua me mijëra favore, sikur të ishte një industri e lehtë që prodhonte mirëqenie. Ndërtesat e një qyteti nuk janë objekte konsumi, as shërbimi në kuptimin e rëndomtë të përfitimit të shpejtë. Ato përmbushin shumë më tepër se kaq, janë përveçse volume fizike dhe reflektime të zhvillimit kulturor të shoqërisë kryeqytetase në shumë këndvështrime.
Politikat qeverisëse djathtas-majtas ndodhen sot përballë sfidës së madhe të legalizimit, një nga premtimet më delikate të kësaj fushate elektorale, që do të thotë të pranimit të fajeve të kryera ndër vite, të mos zbatimit të ligjit, të mos ndëshkimit të shkeljeve, të mos kanalizimit dhe orientimit të biznesit si individ apo si sipërmarrje e madhe, të banorit apo ndërtuesit investitor. Handikapi më problematik në historikun qeverisës së kryeqytetit është (i) mungesa e një plani rregullues të pakontestueshëm në vazhdimësi nga politika që do ti prijë Tiranës në shekullin në vijim, përmbledhja e një kontributi profesionistësh të pandikuar politikisht apo financiarisht nga faktorë të tretë, strategji zhvillimi dhe rregullore të përllogaritura dhe argumentuara në mënyrë transparente lidhur me menaxhimet e pronave, (ii) është mungesa e një vizioni që do ta bënte të qëndrueshëm në vlera e në kohe procesin e zhvillimit ndërtimor të kryeqytetit. Sjell shembullin mëse të njohur nëpër të cilin rrugëtuan tashmë 3 breza, atë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, mbetet ende shtylla kurrizore e infrastrukturës rrugore të kryeqytetit, projektuar në vizionin e Tiranës së fillim shekullit 21 edhe pse asokohe peizazhi jugor përtej Xhamisë së “Et”hem Beut” ofronte thjesht dhe vetëm një siluetë piktoreske kodrinore.
Make up i pallateve dhe ilustrimi i rrugëve para fushatave elektorale janë sipërmarrje të përkohshme, sipërfaqësore e aspak vizionare, janë tentativa korruptive për kujtesën afatshkurtër të votuesit (jo të qytetarit). Ato as nuk duhet të listohen në listën e përpjekjeve të vërteta frytdhënëse e me jetëgjatësi që mund të pretendojnë të bëjnë podiumet demagoge e delirante elektorale. Sepse nga ato podiume flasin majtas e djathtas mëkataret, flasin investitorët ndërtues shkelës të ligjit, flasin firmëtarët e lejeve të ndërtimit (që nuk duhet të ishin dhënë), flasin politikanët vizionarë që asgjësojnë në gjenezë çdo procedurë të qenësishme largpamëse të kundërshtarit politik se here marrin stafetën qeverisëse (në mënyre jotransparente dhe të paargumentuar).
Mungesa e planifikimeve urbanistike të mirëfillta dhe moszbatimi i studimeve të pjesshme të miratuara, përcjellin siluetën që përjetojmë ne sot. Është mëse e dukshme se si godina shumëkatëshe po lulëzojnë këtë fund të zgjatur pranvere në zona strategjike për Tiranën për nga rëndësia e perspektiva, thuajse përgjatë aksit të Bulevardit. Ndërtimin më të ri shumëkatësh në afërsi të Ambasadës Zviceriane, nuk e përligj as funksionalisht (në raport ne sheshin dhe ndërtimet e tjera), as estetikisht, as moralisht vendimi i një gjykate të huaj (qoftë kjo dhe e Strasburgut) për korrektësinë e lejes së saj të ndërtimit. Ajo është si shumë ndërtime të tjera shumëkatëshe në qendër, një trup i huaj, të cilat si qelizat kanceroze që shumohen e zmadhohen për të gllabëruar e lënë pa hapësira publike gjalluese e të gjelbëruara, qendrën e kryeqytetit.
Opinioni publik, roli dhe rëndësia e reagimit
Protestat e ditëve të fundit në Stamboll e Ankara si shembull i përpjekjeve konkrete të qytetarëve në mbrojtje të pronës së përbashkët publike përkundrejt planeve për shndërrimin e saj në qendra tregtare dhe banimi, do duhej të na bënin të mendonim për ndjeshmërinë që ne qytetarët e Tiranës dhe “Të bukurës së dheut” kemi ndaj problematikave shumë të ngjashme. Revoltat masive të arkadash-ëve shekullor kundrejt vizionit që paracakton pushteti për qeverisjen qoftë edhe nëpërmjet shndërrimit të një parku publik në një qendër tregtare, duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi marrëdhënien që kemi ndërtuar me hapësirën e përbashkët. Vizioni, përgjegjshmëria dhe reagimi qytetar është i lidhur me ndjeshmërinë tonë, të të gjithëve ne për qytetin në të cilin jetojmë, për atë ndjesinë e përhumbur disi të përgjegjësisë ndaj qytetit. Marrëdhënia relativisht e re, por shumë e fortë që po na lidh përditë e më shumë me pronën private, po na shkëput nga publikja, po krijon një hendek të madh mes qytetarit e hapësirës publike, pronës së përbashkët. Hendeku i krijuar rrezikon jo vetëm pronën vetë (të mbetet jetim) por dhe pronarin, pra qytetarin (të mbetet pa pronë publike), si avokati ideal më i madh në numër, më i fuqishëm në zë, më i spikatur në integritet, mbrojtës I garantuar në problematika mjedisore, përdorimi e tjetërsimi në kohë.
Këto rreshta nisën si përjetim, përfunduan vetvetiu në akuza bashkëfajësie qeveri-qytetar, shtet- individ, sepse në fund të fundit në pretendimet dhe pakënaqësitë që na shoqërojnë të gjithë si individë aktivë apo pasivë qofshim, në veprim dhe sidomos në mosveprim jemi bashkëfajtorë.
Marrë nga gjeneralmegafoni.com
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com