Dyshja janë përfolur shumë herë se janë në një lidhje, por nuk kishin dalë publikisht deri tani. E dashura e aktorit të humorit, Gaz Paja ka publikuar për herë të parë foto krah tij, teksa zbresin shkallët.
Ira Seferi e ka shoqëruar foton me një ‘emoji’ në formë zemre dhe me këtë i ka treguar të gjitha. Gaz Paja bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”.
“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë,”- u shpreh gjatë intervistës së fundit humoristi.