Arjola Demiri, aktorja e njohur dhe mjaft e përfolur së fundmi edhe me pjesëmarrjen e saj në Big Brother, është veçuar gjithnjë për pamjen e saj seksi.
E cilësuar si ‘E bukura e Tropojës’ nëna e 3 fëmijëve, Demiri ka arritur të na habisë gjithnjë me daljet e saj në puntatat javore të spektaklit. E njëjta habi,sërish për pamjen e saj ka ardhur edhe me një video të shkëputur nga një intervistë para 6 viteve ku Arjola shihet me veshje tradicionale veriore.
Arsyeja pse intervista e aktores së njohur ka marrë vëmendje nuk është thjesht për kuriozitetin e veshjes veriore, po për faktin e ndryshimit drastik të saj në këto 6 vite.
Me një grim të thjeshtë, flokë të shpupuritura Arjola ka ditur sesi të ta prezantojë kulturën e saj megjithëse, është e pashmangshme të mos vërejmë ndryshimet e mëdha në tiparet e saj. Aktorja është përfolur shumë për ndryshime në hundë, buzë e mollëza.