Mbretëresha e popit Madonna ka pranuar se ka bërë operacione plastike, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Twitter. Madonna e ka krijuar imazhin e saj të një gruaje të guximshme në jetën reale, por edhe në skenë dhe nuk ka frikë të tregoj të vërtetat e saj në mënyrën më të sinqertë të mundshme, por mesa duket ka diçka që e shqetëson dhe ajo është mospranimi i viteve dhe ndryshimet që ndodhin në fizik. Këngëtarja pranoi që ka bërë operacione plastike pas një sëre komentesh në rrjete sociale që e pyesnin përse ishte ënjtur fytyra e saj në daljen e saj skenike në ndarjen e çmimeve Grammy.
Më pas, këngëtarja postoi një foto të saj me një xhaketë të zezë, bisht dhe një kapele të zezë ku shkroi poshtë fotos “Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.
Natyrisht, këngëtarja nuk ka treguar saktësisht se çfarë lloj operacioni ka bërë dhe kur i është nënshtruar. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.
“Madonna nuk duket tamam si Madonna. Madona duhet të ndalojë së kryeri operacione plastike dhe të pranojë faktin që po plaket. Është thuajse e panjohshme në këtë pikë”, ishin disa nga komentet kritike që mori për pamjen e saj. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
42.1%
-
Të gabuar
49.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1378
Lajme të tjera
-
Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike
9 Prill, 22:50
-
Tekstet e degjeneruara të këngëve ‘edukative’
10 Mars, 09:42
-
Fitoi 220,000£ në 'rrugë' nga sfida e miliarderit, Ardit Çuni ironizon pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip
1 Mars, 21:56
-
Dhurata Dora surprizoi fansat! Në mars publikon albumin e saj muzikor
23 Shkurt, 14:43
-
Këngëtarja e njohur Celine Dion 'lë pas krahëve' sëmundjen, merr pjesë për herë të parë në një film
21 Shkurt, 15:39
-
Rihanna shtatzënë për herë të dytë, performon live në skenën e Super Bowl
13 Shkurt, 07:52
-
Elvana Gjata feston 36-vjetorin e lindjes, ndan me ndjekësit fotot e saj të fëmijërisë
3 Shkurt, 21:54
-
Turneu botëror i Madonës, "The Celebration Tour" do zhvillohet në 35 qytete, dy koncerte gjigande në Milano
20 Janar, 15:36
-
Madonna në telashe? Shoqata e saj e bamirësisë në Afrikë dyshohet për shfrytëzim dhe trafikim të miturish
12 Janar, 17:15
-
Këngëtarja rrëfen aksidentin në Tiranë: Më është thyer një brinjë! Duhet të qëndroj në regjim shtrati
29 Nëntor 2022, 20:15
-
Pëlqeni të këndoni me zë të lartë, në zyrë, shtëpi dhe kudo ku jeni? Epo ka një shpjegim për këtë
18 Nëntor 2022, 12:02
-
'Me të ra gabimisht të fikët, thonë e ka bërë për vëmendje', Fifi shpreh përjetimet në BBV me këngën e saj të re
1 Nëntor 2022, 20:46