‘Gratë janë të parat që duan të të fundosin’, Arjola Demiri ‘irritohet’ me ndjekësen e saj

‘Gratë janë të parat që duan të të fundosin’, Arjola Demiri ‘irritohet’ me ndjekësen e saj

Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri mesa duket është e irrituar me disa komente negative të ndjekësve të saj, disa prej të cilave ka zgjedhur dhe që t’i postojë. Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, aktorja ironizon dhe shkruan se do të donte që të ishte ‘Festa e Gruas’.

“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dher do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”, ka shkruar Demiri në Instagram.

Pas kësaj, aktorja vazhdon:

 “Si mund të jetë e ardhmja grua? Kur gratë janë të parat që duan të të fundosin?”

 Pas këtij postimi ajo publikon një tjetër post ku shkruan se:

“Si çdo ditë në këto 9 muajt e fundit zgjohem me nga 1-2 ose 3-4 sms ose komente pozitive që nuk kam dashur t’i publikoj por realisht meritojnë vëmendje.”

Pas kësaj, Demiri ka publikuar një foto të disa komenteve negative që ka marrë nga një ndjekëse, duke i shoqëruar me një tjetër foto të mesazheve që kishte marrë më herët privatisht po nga ajo, ku i kërkonte që Arjola ta punësonte si pastruese.

1/5
S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës