SHBA - Meagan Simmons u cilësua si e arrestuara më seksi në vitin 2010. Mamaja e 4 fëmijëve u arrestua për drejtim në gjendje të dehur të makinës.

Ajo mori epitetin 'e dënuara tërheqëse' dhe tashmë  imazhi i saj është përdorur si reklamë në faqen e internetit InstantCheckmate.com. 28-vjeçarja tha se e kishte parë fotografinë të përdorej në një faqe interneti pas lejen e saj.

Në reklamë shkruhej: "Ndonjëherë, të bukurat nuk janë dhe aq të pafajshme". Kurse avokati i 28-vjeçares tha se edhe pse imazhi është përdorur në internet si shaka, kompania nuk mund ta përdorte atë si reklamë.

"Në qoftë se dikush përdor imazhin tuaj, ata duhet të paguajnë për këtë", tha avokati i të "dënuarës tërheqëse".

Meagan Simmons
(v.gj/shqiptarja.com)