E dashur B,
Letra jote është shumë prekëse dhe dhimbja që përcjell në të duket se i ka rrënjët e thella. Për një kohë të gjatë ke duruar dhe pranuar të dhunohesh, dhe mendoj se ti je një grua me shumë kurajo, por me sa duket vjen një çast dhe njeriu dorëzohet. Kështu e lexoj edhe këtë letër, si një thirrje për ndihmë para se të “shpallësh dorëzimin”. Janë dy arsye që e kanë përkeqësuar situatën tënde: e para largimi i vajzave nga shtëpia dhe nga jeta jote e përditshme, dhe e dyta frika nga mosha.
Nëse deri më parë ke duruar pasi ke qenë e motivuar për të rritur dhe edukuar vajzat e tua; ke shpresuar se gjendja mund të përmirësohet një ditë; ke ëndërruar se bashkëshorti yt mund të ndryshojë, e shumë të tjera të cilat ti mund t’i dish më mirë, tani je ndalur në një pikë që ty të duket fundi. Kurthi që shumë gra të dhunuara i ngrenë vetes është iluzioni se një ditë partneri mund të ndryshojë papritmas. Ndërsa gabimi që shumë gra vazhdojnë të bëjnë është fakti se besojnë që burrat kanë të drejtë t’i dhunojnë dhe ato nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar situatën e tyre.
E dashur B, ti mund të jesh gënjyer gjatë nga iluzioni se ai mund të ndryshojë, por fakti që po reagon ndaj dhunës së tij do të thotë se ti je akoma një grua e fortë dhe je akoma në kohë për të shijuar 50 vitet e tjera të jetës pa dhunë. Ky është vërtetë një stad i rëndësishëm në jetën tënde i cili duhet trajtuar me kujdes pasi mund të ndikojë në projektimin tënd për të ardhmen.
Vërtetë e shkuara ka qenë një përvojë e hidhur për ty, dhe ti mendon se e tashmja të ka gjetur të dobët dhe të vetmuar, të rrënuar moralisht dhe të keqtrajtuar, por mënyra se si e lexoj unë këtë letër tënden është se “gruaja që për vite me radhë ka duruar, tani më në fund është zgjuar”. I kuptoj shumë mirë frikërat e tua, ankthet dhe pasiguritë që ke për jetën – të gjitha këto tregojnë dukshëm mungesën e dashurisë në botën që të rrethon. Nëse deri tani të ka “shpëtuar” dashuria që ke ushqyer çdo ditë vajzat e tua, tani të duhet të gjesh një objekt tjetër për dashurinë tënde, që është vetja.
Kur njeriu ka një mision në jetë duket se e ka më të lehtë të durojë padrejtësi dhe keqtrajtime. Misioni yt i mëmësisë dhe dashuria për vajzat ta ka zbutur rebelizmin ndaj dhunës pasi në këtë mënyrë ke mundur të zbutësh edhe frikën që është shpesh dominuese tek njerëzit e dhunuar. Por tani që ti nuk ke më një objekt dashurie ku të ngresh sigurinë dhe besimin tënd të kanë pushtuar mendimet negative dhe ankthet. Kjo tregon se tani ti mund të ndihesh “e kërcënuar” nga përballja me veten gjithashtu. Partnerët tanë janë shpesh pasqyra ku ne shohim veten në të gjitha kohërat. Duke qëndruar vetëm për vetëm me bashkëshortin tënd në shtëpi ti sheh veten e para shumë viteve në pasqyrën e tij. Dhe përmes letrës unë kuptoj se aty mund të shohësh një vete me shumë pamje dhe për këtë ndihesh në faj.
Aq më tepër një grua si ti, e cila mund të shohë në pasqyrë një vete të bukur por jo të mirëmbajtur. Teksa evokon të tilla ndjesi nga e shkuara e theksoj se objekti ku mund të kapesh në të tashmen është pikërisht vetja. Dhe e vërteta është se “asnjëherë nuk është vonë për t’u kthyer tek vetja”. Ta shohësh atë me dashuri, t’i shfaqesh asaj empati, t’ia ngjallësh sërish bukurinë dhe ta lejosh që të rikthehet në ëndrrat e saj pa e persekutuar për moshën.
Duke shprehur frikën tënde për moshën ti nuk bën gjë tjetër veçse dhunon veten tënde, e gjykon atë dhe ia shtyp kurajon për të vazhduar. Të tillë frikë arrin ta lexojë edhe bashkëshorti yt, i cili edhe tani mbas kaq vitesh tenton të të dominojë dhe kontrollojë. Fakti që për vite me radhë ti e ke pranuar dhunën e tij, ka krijuar tek ai një sistem besimi që i jep atij të drejtë për ta bërë këtë gjë. Ndaj sa kohë të shohë të tilla pasiguri dhe frikëra tek ti ai do vazhdojë të mos dorëzohet në këtë betejë me ty.
Kjo “luftë” që ai ka shpallur me ty shpreh gjithashtu edhe ankthet e tij të brendshme të cilat përpiqet t’i shkarkojë përmes dhunës. Marrëdhënia juaj në këtë pikë sigurisht nuk është e lehtë dhe duke qenë përballë njëri tjetrit si “dy armiq të vjetër” duket se plagët sa vijnë e ngacmohen. Dhe frika që unë kam është se duke i ngacmuar këto plagë pa asistencën e një profesionisti mund t’i lëndojë ato aq keq sa armiqësia mes jush mund të bëhet e rrezikshme. Plagë të tilla është mirë të hapen në një territor të sigurtë dhe në praninë e dikujt që ka mundësi t’ju ndihmojë për t’i shëruar.
Në raste të tilla dikush mund të zgjedhë ta shohë këtë stad si një fillim të ri, një rrugë në të cilën të ecë bashkë me bashkëshortin por me qëllime të reja. Një sfidë e cila kërkon shumë angazhim nga të dy palët duke pranuar nevojën për ndihmë. Dikush tjetër mund të zgjedhë ta harrojë të shkuarën dhe ta falë bashkëshortin për sjelljet e tij duke e ftuar për një jetë të re sëbashku dhe pa dhunë. Ndërsa dikush tjetër mund të zgjedhë t’i japë fund të shkuarës dhe të nisë me kurajo një të ardhme me plot projekte ku në qendër të jetë dashuria për veten.
Unë nuk e di se ku mund ta shohësh ti veten, por të dëshiroj me zemër të zgjedhësh më të mirën dhe të marrësh në dorë të ardhmen tënde ku të dominojë dashuria dhe dëshira për të jetuar. Meqë e ke lexuar “Mos e lër mendjen të ikë” do të doja ta mbyllja me një thënie që unë e theksoj në këtë libër “Ne nuk mund të ndryshojmë fillimin, por ama mund të ndryshojmë fundin”.
LETRA: E DASHUR MIRELA, ME KA DHUNUAR PER 20 VJET
"Ju kam ndjekur në rubrikën që ka hapur Shqiptarja.com dhe gjithashtu kam lexuar edhe librin tuaj “Mos e lër mendjen të ikë”. E kam lexuar në një moment shumë të vështirë të jetës time, kur me të vërtetë më dukej se po më ikte mendja. Unë jam një grua e dhunuar sistematikisht për më shumë se 20 vjet.
Jetoj në një qytet të vogël por gjithmonë kam ëndërruar të jetoj në Tiranë apo diku tjetër. Jam mësuese në profesion dhe librat i kam shumë pasion, të vetmit që më ushqejnë shpirtin. Tani që dy vajzat e mia janë rritur dhe janë larguar nga shtëpia për të ndjekur studimet dhe jetën e tyre ndihem shumë e dëshpëruar dhe ndonjëherë nuk e di se përse vazhdoj të jetoj. Kam qenë një grua shumë e bukur, e gjallë, plot ëndrra dhe dikur e kam dashuruar tim shoq me gjithë shpirt (jemi martuar me dashuri). Por tani jam duke përjetuar një periudhë shumë të vështirë. Jeta vetëm për vetëm me tim shoq tani që më janë larguar të dy vajzat më është kthyer ferr.
Më përpara e përballoja terrorin e tij nëpër shtëpi por me sa duket mosha bën të vetën. Sapo i kam mbushur 50 vjeçe dhe ndihem kaq e lodhur, e plakur, e rënë moralisht. Për vite me radhë e kam duruar dhunën e tij dhe ndonjëherë më vjen rëndë nga vetja, si kam mundur ta nënshtroj veten kaq shumë? Dhe vajzat e mia kanë parë terror me sy, janë rritur me dhunë dhe diktaturë në shtëpi. Të paktën jam e lumtur që jeta e tyre ka marrë tjetër rrjedhë tani, nuk ua kam merakun, po jeta ime ka marrë fund. Ai nuk ushtron më dhunë fizike si më parë, por ende vazhdon të më bëjë terror psikologjik (ose kështu më duket mua, si më thotë ai shpesh “je e sëmurë mendore”).
Unë kam filluar të reagoj ndaj sjelljes së tij por kjo e bën situatën mes nesh edhe më të rëndë. Ndonjëherë ndihem e panikosur dhe kam frikë të fle në një shtëpi me të, ndoshta për këtë arsye kam kohë që nuk më zë dot gjumi natën. Kur lexoj shkrimet tuaja ndihem në faj me veten pasi i kam hyrë në hak. Më iku rinia duke duruar, të gjitha ëndrrat e mia u dhunuan dhe unë ja ku jam e vetme, pa askënd me një burrë që ka gjithë jetën që më shtyp, më bën të ndihem e pavlerë, më fyen, më shan, më përçmon, më keqtrajton, më bën të ndihem si një leckë. Dhe e keqja është se për vite me radhë unë e kam besuar, dhe kam kërkuar të gjej gabimin te vetja.
Ndërsa tani pyes veten: po kush është ai që ka këtë forcë mbi mua? Si kam mundur tw jetoj me një njeri të tillë? Si vazhdoj akoma tw jetoj me tw? E di se tani është shumë vonë për mua, dhe më vjen turp të flas për gjëra të tilla, më duket vetja shumë plakë por ndihem e pashpresë ndaj dhe vendosa t’ju shkruaj. Kujt t’i qaj hall, do më paragjykojnë, do më thonë “shih kjo, u kujtua tani”, ku të mbytem tani? Kam qenë gjithnjë një grua e fortë dhe gjithnjë jam përpjekur të jem burim frymëzimi dhe shembull për vajzat e mia. Tani që ato e kanë gjetur rrugën e tyre ndihem e dorëzuar. Jam në një gjendje jo të mirë emocionale por s’di ku të kërkoj ndihmë. B.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com