E dashura bën mesazh prekës për humbjen e Liam: Do të dua gjatë gjithë jetës!

E dashura bën mesazh prekës për humbjen e Liam: Do të dua gjatë gjithë jetës!

Artisti Liam Payne ka vdekur në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare. Ai dyshohet se ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Argjentinës.

E dashura e tij, Kate Cassidy, ka bërë një dedikim prekës për të dashurin tanimë të ndjerë.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe dashurinë që ma keni dërguar. Jam komplet e humbur. Asgjë këto ditët e fundit nuk është ndjerë si e vërtetë. Dua të iu kërkoj që të më jepni mëshirën dhe hapësirën që këtë ta kalojë në privatësi”, shkruan ajo.

“Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka. Dua ta dish se të kam dashur pa kushte dhe të gjithin. Do vazhdoj të të dua gjatë gjithë jetës sime. Të dua Liam”.

Çifti ishte në një lidhje prej dy vitesh. Cassidy u kthye në shtëpi nga Argjentina dy ditë para vdekjes së ish- yllit të One Direction. Këngëtari 31-vjeçare humbi jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Simon Cowell, i cili mentoroi One Direction gjatë kohës së tyre në The X Factor, shokët e grupit të Payne dhe ish e dashura e tij Cheryl kanë bërë homazhe në dy ditët e fundit për Liam.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 20/10/2024 08:17

    sa te kaloje max nje vit edhe do tjetrin hahahhaha kaq e ka max

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano