Momentet e fundit të ish këngëtarit të grupit muzikor One Direction, Liam Payen mund të imagjinohen më qartë nga një regjistrim i lëshuar nga policia e Buenos Aires e cila u njoftua për situatën e krijuar nga artisti nëpërmjet një telefonate në numrin e emergjencës nga recepsionisti i hotelit ku ai po qëndronte. Sipas recepsionistit këngëtari kishte konsumuar alkool dhe drogë, dhe në momentetet kur ishte esëll, ishte mjaft agresiv.
Pjesë nga telefonata
911: Mirëmbrëma, keni një urgjencë?
Recepsionisti: Përshëndetje, po telefonoj nga hoteli CasaSur Palermo, me adresë Costa Rica 6032.
911: Cfarë ka ndodhur në hotel zotëri?
Recepsionisti: Kemi një klient që është i intoksikuar nga droga dhe alkooli. Dhe është… Nuk është i vetëdijshëm, ai thyen, po thyen të gjithë dhomën. Kemi nevojë që të sillni dikë ju lutem.
911: Në influencën e drogës dhe alkoolit, jam e saktë?
Recepsionisti: Po, ashtu.
Recepsionisti thotë se ai po qëndronte prej 2-3 ditësh në hotel dhe se ishte i shqetësuar për pasojat e veprimeve të tij.
911: Ku ndodhet hoteli. Si quhet hoteli?
Recepsionisti: CasaSur Palermo. Kemi nevojë të sillni dikë urgjentisht ju lutem. Sepse ndoshta jeta e tij mund të jetë në rrezik. Ai po qëndron në një dhomë me ballkon. Jemi pak të frikësuar mos bën ndonjë veprim që mund te rrezikojë jetën e tij.
Pamjet e shpërndara në media pas ngjarjes, tregojnë kaosin e shkaktuar në dhomë nga këngëtari. Në pamje duken lëndë të dyshuara narkotike dhe orendi të thyera.
Liam Payne, raportohet se vdiq më 17 Tetor, në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua në rrethana ende enigmatike, nga ballkoni i katit të tretë, në një hotel në Buenos Aires të Argjentinës.
Nuk dihet nëse ishte një vetëvrasje apo një aksident. Por policia dhe autoritetet e kryeqytetit argjentinas konfirmuan vdekjen e artistit, i cili ishte parë në vendin latin që prej 2 Tetorit.