Kanë kaluar vetëm 2 javë që nga vdekja tragjike e këngëtarit britanik Liam Payne. Sakaq ky i fundit para të ndërronte jetë kishte shkruajtur një këngë të cilën do e publikonte së shpejti.
Kënga titullohet “Do No Wrong”, ndërkohë Sam Pounds, i cili mori pjesë në këtë këngë njoftoi se ajo do të publikohet më 1 nëntor.
Po ashtu ai ka bërë një dedikim tëmjaft emocionues në rrjetet sociale.
“Lutem që ky të jetë një bekim për botën siç e ka ëndërruar gjithmonë Liam. Lutem që engjëjt do t’ju ngushëllojnë të gjithëve çdo ditë ndërsa dëgjoni. Lutem që kjo këngë të jetë një bekim për Ruthin, Bearin dhe gjithë familjen.
Lutem që kjo këngë të eklipsojë jehonat negative. Unë lutem që fuqia shëruese pozitive e mbinatyrshme të përqafojë secilin prej jush. “Me dashuri le të jemi të gjithë bekimi”, shkruan Sam Pounds.
Kënga që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale ka emocionuar fansat, përveçse ka shkaktuar nostalgji të madhe për humbjen e Liam.
Këngëtari 31-vjeçar njëkohësisht edhe ish-anëtari i grupit One Direction vdiq më 16 tetor 2024 pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë i një hoteli në Argjentinë. Raportohet se këngëtari ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit në momentet e fundit të jetës së tij.