Pas tre javësh, trupi i Liam Payne kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Pas tre javësh, trupi i Liam Payne kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Liam Payne

Trupi i Liam Payne do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ylli i One Direction vdiq, muajin e kaluar në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë.

Trupi u mbajt në Argjentinë derisa autoritetet kryen teste të njëpasnjëshme.

Prokurori publik Andrés Madrea tha për BBC-së se trupi i këngëtarit të ndjerë iu dha familjes së tij të mërkurën, më 6 tetor. Kjo do të thotë se tani mund të kthehet në Britani.

Zyra e Prokurorit Publik në Argjentinë tha se po vazhdon të hetojë rrethanat rreth vdekjes. Ish- ylli i ITV The X Factor kishte qëndruar në atë vend me të dashurën Kate Cassidy. Kate tregoi se u kthye vetëm në shtëpinë e saj në Florida, ndërsa Payne qëndroi në Buenos Aires.

Madje ajo deklaroi se kishin planifikuar që të martoheshin.

Payne po ashtu është babai i një djali shtatë vjeçar  nga lidhja që ai pati Cheryl Cole.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?