Ra nga ballkoni i hotelit! Del autopsia për këngëtarin Liam Payne: Ishte nën efektin e drogës! Në trupin e tij u gjet kokainë rozë

Ra nga ballkoni i hotelit! Del autopsia për këngëtarin Liam Payne: Ishte nën efektin e drogës! Në trupin e tij u gjet kokainë rozë

Këngëtari Liam Payne

Këngëtari Liam Payne ishte nën efektin e drogave të shumta, përfshirë kokainën dhe metamfetaminën, kur ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë.

The Guardian raporton se, sipas burimeve nga raportet paraprake toksikologjike në trupin e tij ka pasur koktej droge e quajtur “kokaina rozë”, që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA, iu është gjetur në trup gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.

Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.

Ish-ylli i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës në katin e tretë të hotelit në Buenos Aires.

Hetuesit argjentinas lëndë narkotike dhe alkool të shpërndarë rreth objekteve dhe mobileve të thyera në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar 31-vjeçari. Prokuroria tha se Liam Payne ka rënë nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?