E dashura e kryeredaktorit të satirikes “Charlie Hebdo”, Stephane Charbonnier “Charb” është shprehur për mediat pas vdekjes së tij, se e dinte që ai do të vdiste. Në një intervistë të ndjerë Jeannette Bougrab 41 vjeç ka theksuar se kjo ishte arsyeja kryesore se pse “Charb” nuk dëshironte të kishte fëmijë.

Gjithashtu Bougrab tha se ajo ishte përpjekur disa herë të bindte Stephane Charbonnier që të iknin nga Franca por gjithçka kishte qenë një përpjekje e kotë. Ajo gjithashtu ka fajësuar policinë, e cila nuk arriti të evintonte masakrën e “Charlie Hebdo”. “Partneri im u vra sepse vizatoi një gazetë.

Ai nuk donte të kishte fëmijë sepse e dinte që do të vdiste. Ai jetonte pa frikë, por e dinte që do të vdiste. Unë kam humbur dashurinë time, kam humbur një pjesë timen . Kam qenë e lidhur me një hero të cilin e admiroja. Unë ndodhesha në një mbledhje në çastin kur mësova që ata ishin sulmuar.

I dërgova 3 mesazhe dhe më pas e telefonova, nuk më erdhi asnjë përgjigje dhe ai nuk bënte kurrë diçka të tillë. Kur arrita në vendngjarje dhe pashë kordonat e sigurisë mësova se ai kishte vdekur.”

Partnerja e Charb Jeannette Bougrab gjithashtu theksoi se ai ishte mbrojtës i shpirtit të Volterit, në fakt ai ishte frut i një ideali të cilin ne e kemi harruar. Bougrab, është një nga anëtaret e Këshillit Kombëtar francez i Shtetit. Ajo është e bija e dy emigrantëve algjerianë dhe është e njohur si një zë kritik i zjarrtë ndaj fesë dhe veçanërisht të Islamit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO