Lidhja e tyre po kthehet në toksike. Kjo nuk është hera e parë kur Brooklyn Beckham dhe e dashura e tij modelja Hana Cross janëparë duke u konfliktuar në publik. Pas zënkave dhe të qarave në publik, këtë herë në Kanë situata ka degraduar.
Sipas ‘Mirror’ 20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, ishin duke drekaur kur shpërtheu debati mes tyre i cili agravoi më pas edhe në dhunë fizike.
Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara dhe më pas Hana ka filluar të qëllojë Brooklyn me shpullë aq sa është dashur ndërhyrja e sigurisë për t’i ndarë.
Prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.
“Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese.” -është shprehur një burimi i afërt i tyre.
Ende nuk është e qartë arsyeja e kësaj zënke të bujshme.