E dëbojnë nga Italia, shqiptari
hidhet nga trageti, zhduket

E dëbojnë nga Italia, shqiptari<br />hidhet nga trageti, zhduket
BARI - Mbrëmjen e të martës, vetëm tre milje nga Bari, një shtetas shqiptar është hedhur në det nga anija që po e riatdhesonte. Fillojnë kërkimet në det, me helikopterët dhe anijet e patrullimit.

Duke filluar nga mbrëmja e të martës, kanë filluar kërkimet në det nga ana e ekuipazhit të Kapitenerisë  së portit të Barit, për të gjetur shtetasin shqiptar, të cilin e kanë parë të hidhet në ujë nga trageti ‘Bari’, që ishte nisur nga porti i kryeqendrës së Pulias, i drejtuar për në Shqipëri.
 
Pasi ishte dëbuar nga Italia, pas një vendimi të marrë nga Kuestura e Teramo-s, forcat e rendit  ia kishin besuar 30 vjeçarin shqiptar, komandantit të anijes. Por, vetëm tre milje nga porti, një tjetër pasagjer ka dhënë alarmin, pasi kishte parë dikë të hidhej në det.

Pasi lajmi i kaloi Sallës Operative dhe Kapitenerisë së Portit, filluan menjëherë ndërhyrjet për gjetjen e qytetarit shqiptar, ku janë angazhuar, një patrullë policie në tokë dhe të gjitha Forcat e Armatosura dhe të Policisë italiane.
 
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, është vënë në lëvizje, Roja Bregdetare e Barit dhe e Monopoli-t dhe gjithashtu helikopterë të zjarrfikësve dhe të Policisë së Shtetit.
 
Është patrulluar gjithashtu edhe vija bregdetare nga Veriu në Jug dhe kërkimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por ende nuk ka asnjë gjurmë të shqiptarit.

Redaksia online
(eb/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus