'E dhimbshme që humbëm 2 pikë', presidenti i Vllaznisë për supersfidën me Partizanin! Daja: Luajtëm më mirë se kundërshtari

Supersfida e javës së tretë të Superligës mes Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat 1-1. Kryeqytetasit hynë me qëllimin e vetëm për të fituar, por shmangën humbjen vetëm në minutën e 88 me Arinaldo Rrapaj. Edhe pse kanë 5 pikë në 3 ndeshje te Vllaznia janë të zhgënjyer për barazimin.

Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë: ‘Normalisht që ndjehem pak keq, barazim në minutat e fundit. Djeg sepse luaftuam shumë që të merrnin 3 pikët, por kështu ishte e shkruar dhe s’kemi përse ta qajmë këtë rezultat.’

Da Silva, futbollist i Vllaznisë: ‘Për fat të keq pësuam gol në minutat e fundit, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mira. Duhet të marrim anët pozitive nga kjo sfidë për të fituar kundër Skënderbeut’

Alban Xhaferri, trajner i Vllaznisë: ‘Është e dhimbshme sepse po pësojmë gjithmonë në momentet e fundit. Ndeshja ishte e bukur, por ne nuk e menaxhuam ashtu siç duhej. Gjithsesi edhe barazimi për ne është një rezultat i mirë.’

Ndërkohë Partizani vijon ende të mos e njoh fitoren në këtë fillim sezoni.

Arinaldo Rrapaj, futbollist i Partizanit: ‘Për golin tim jamë shumë i lumtur, por jam i mërzitur sepse nuk fituam sot. Gjithsesi do mundohemi që nga ndeshja e radhës të marrim 3 pikët.’

Ilir Daja, trajner i Partizanit: ‘Në pjesën më të madhe të ndeshjes kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë, këtë e tregojnë edhe rastet e krijuara, por edhe kronologjia pasi patëm një rast të artë para se të pësonim. Na vjen keq që në ato pak raste që kundërhstarët na vijnë te porta na realizojnë gol.’

Pas 3 javësh kampionat Partizani ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata