Liga e Kombeve/ ‘E dimë si luan Gjeorgjia’, Ardian Ismajli: Do luajmë vetëm për tre pikë, ia dalim me grup

Trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën para mediave sot para ndeshjes ndaj Gjerogjisë që luhet ditën e nesërme. Futbollisti theksoi se ekipi do të bënte më të mirën.

“Natyrisht kemi ardhur këtu vetëm për tre pikë, udhë tjetër nuk ka. Sepse vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë, me përkushtim dhe me grupin e bashkuar besoj se nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium.

Kemi dy humbje në 2 ndeshjet e fundit, por kur shikon ndeshjet si kanë rrjedhur, besoj se me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbjen. Por ajo është e kaluara, do shohim para. E thashë që vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikë dhe shpresoj që t’ia dalim se vetëm ato na mbajnë në garë për vendin e parë", u shpreh futbollisti.

Më tej Ismajli nënvizoi se nesër së bashku si ekip do të bëjnë më të mirën për të ndaluar aksionet e kundërshtarëve.

"Kvara? Ne të gjithë e njohim për cilësinë që ka, aftësitë që ka, por ashtu si në ndeshjen e parë që ia dolëm ta ndalojmë, do ia dalim edhe nesër, sepse grupi, grupi, gjithmonë grupi është ai që bën rezultatin e ndeshjen. Sidomos ne, mbrojtja, për ndalimin e aksioneve të kundërshtarëve.

Saba ka një vit që ka ardhur te Empoli nga Gjeorgjia, është një djalosh i talentuar, ka shumë aftësi fizike dhe teknike. Këtë vit kishte mundësinë të luante titullar dhe ka bërë jashtëzakonisht mirë, si gjithë ekipi dhe besoj e shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe do të ketë një karrierë të madhe. Sa i përket Gjeorgjisë, e dimë kualitetin e tyre, ku janë pikat e forta. Trajneri me stafin kanë analizuar çdo aspekt dhe me punë e përkushtim, me një motivim shtesë nesër do ia arrijmë qëllimit" , shtoi ai.

Po ashtu mbrojtësi i Kombëtares thotë se ata do të japin makismumin e tyre ndaj skuadrës së Gjeorgjisë e cila  luan me kundërsulme.

"Plani ynë është të futemi gjithmonë në ndeshje të bëjmë më të mirën si deri tani, në dy ndeshjet e fundit nuk kemi marrë rezultatet që donim por shpresojmë që nesër t’ia dalim. Gjeorgjia luan me kundërsulme, presin shumë më shumë topin e dytë dhe plani ynë është si gjithmonë deri tani, nuk ndryshon, do vazhdojmë me të njëjtën skemë dhe shpresoj që në fund t’ia dalim.

Si ka ardhur Gjeorgjia të luajë futboll te ne, ashtu edhe ne kemi ardhur këtu. Sa i përket fansave gjeorgjianë, ne kemi ardhur për të luajtur futboll, të bëjmë më të mirën. Jemi profesionistë dhe e kemi treguar gjithmonë”, theksoi Ismajili.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit