E dogji i dashuri: Nuk e dija që
njeriu mund të jetë kaq djallëzo

E dogji i dashuri: Nuk e dija që<br />njeriu mund të jetë kaq djallëzo
Në pamundësi për të dëshmuar në gjykatë ndaj ish-të dashurit që i hodhi benzinë dhe i vuri flakën nga grua nga Ohio ka ftuar mediat në dhomën e spitalit për të bërë dëshminë e tmerrshme.
 
Këtë të hënë 41-vjeçari Michael Slager është dënuar me 11 vite burg nga gjykata për sulmin e tmerrshën në vitin 2015 ndaj Judy Malinowski që në atë kohë ishte e dashura e tij.

33-vjeçarja 16 muajt e fundit ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve kohë gjatë së cilës ishte shprehur e sigurtë se do të dëshmonte kundër agresorit, por gjërat dolën jashtë parashikimit.

Gruaja ka folur për momentin e tmerrshëm kur Slager e dogji duke thënë: “Shikimi i tij ishte djallëzi e pastër. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që një qënie njerëzore mund të ishte kaq djallëzore. Ai më shikonte të digjesha dhe nuk bënte asgjë.”

Të hënën në gjykatë babai i agresorit ka deklaruar: “Ai e donte Judin”. Por gjykatësi ka dhënë dënimin maksimal dhe është shprehur: “Nuk ka asgjë për të thënë për një njeri si ti Zoti Slager. Ti me të vërtetë dukesh si dikush që nuk ka shpirt.”
 
Nëna e dy fëmijëve me 80% të trupit të djegur e ka thuasje të pamundur jo vetëm të lëvizë por edhe të flasë, ndërsa pas më shumë se 90 ndërhyrjeve mjekët shprehen se ka shumë pak shanse që ajo t’ia dalë.

Judy Malinowski

Judy Malinowski

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot