E drejtoi te Barcelona, trajneri bashkohet me Messin te Inter Miami

E drejtoi te Barcelona, trajneri bashkohet me Messin te Inter Miami

Tata Martino dhe Lionel Messi

Inter Miami njofton se ka emëruar Tata Martinon si trajner të ekipit. Trajneri nga Argjentina ka fituar Kupës MLS, ka qenë dy herë trajner në Kupën e Botës, tri herë finalist në Conmebol Copa America, fitues i Kupës së Artë të Concacaf dhe ish-trajner te Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës. Martino do të marrë përgjegjësitë e trajnerit pas marrjes së dokumentacionit të punës, teksa do bashkohet sërish me Lionel Messin pasi kanë qenë bashkë në sezonin 2013-14 te Barça.

“Jam shumë i emocionuar që do t'i bashkohem një klubi të madh si Inter Miami dhe e di se së bashku mund të arrijmë shumë gjëra të mëdha. Klubi ka infrastrukturën e nevojshme për të qenë një konkurrent i madh në rajon dhe besoj se me punën dhe angazhimin e të gjithëve ne mund të arrijmë objektivat”, tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë