Ngjarja ka ndodhur në një provincë në Kinë dhe historia është treguar nga vetë protagonistja e cila ka rrëfyer se e ka lidhur dhe e ka mbajtur nënën të mbyllur në një dhomë ku vdiq pas 8 ditësh. Sipas të dhënave të para adoleshentja është hakmarrë ndaj nënës pasi prindërit e kishin cuar në qendrën e rehabilitimit pa dëshirën e saj.
Në Kinë ka një akademi e cila merret me trajtimin e njerëzve të cilët janë të varur nga interneti. Adoleshentja 16 vjecare kalonte shumë orë në kompjuter, nuk studionte, e kish braktisur shkollën. Por vajza ka rrëfyer se trajtimi në qendër ishte brutal, me dhunë fizike.
Ajo kish arritur të arratisej me një qëllim të vetëm të hakmerrej ndaj prindërve. Pasi ngjarja u publikua në mediat lokale të shumta ishin dëshmitë të cilat tregonin për dhunën e ushtruar në qendër.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)