E dua partnerin/en tim/e, por s'më 
pëlqen seksi? Çfarë duhet të bëj?!

E dua partnerin/en tim/e, por s'më <br />pëlqen seksi? Çfarë duhet të bëj?!
Një situatë e tillë është shumë e zakontë për një pjesë të konsiderueshme të çifteve. Impenjimet profesionale, shtimi i familjes me fëmijë, ose thjesht nuk ekziston ajo 'kimia' në shtrat...janë të shumtë faktorët që mund të ndikojnë në një marrëdhënie të tillë.

Duke qenë se diçka nuk shkon në jetën seksuale, çiftet kanë tëndencën të provojnë metoda të tjera si masturbimi, ose hidhen në krahët e dikujt tjetër. Ekspertët në këtë fushë janë të mendimit se komunikimi në çift është thelbësor.

Partnerët duhet të flasin pasi nëse ekziston si problem, ekziston për të dy. E këshillueshme është gjithashtu që të eksperimentohet më shumë për të 'nxehur' jetën seksuale. Harrojeni seksin në dhomën e gjumit, rrezikoni pak më shumë, krijoni intimitet në vende të tjera, në kuzhinë, zyrë apo ambiente të tjera që ju nxisin fantazinë seksuale.

Mos harroni, seksi është një nga faktorët më të rëndësishëm në një lidhje.
seksi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin