Kryeministri Rama tha se shprehja e dëshirës ‘E duam Shqipërinë si Europa’ ishte e para herë kur vendi pati mundësinë të fliste lirisht. Rama tha se BE është fuqia e institucioneve dhe garancia më e madhe e një kombi për të mos përjetuar situata tragjike.
“Hera e parë që na u dha mundësia të themi çfarë duam është kur thamë duam të jemi si Europa. Të jesh si Europa do të thotë të mos kërcënohesh nga një kthesë e fatit që të të vërë nën një thundër tjetër apo që nuk të garanton liritë e të drejtat dhe jeta e familjes, popullit tënd, të mos jetë e varur nga individë. Sot individi në Shqipëri ka shumë rëndësi dhe varet shumë nga një individ sesi funksionon një institucion. BE është fuqia e institucioneve dhe garancia më e madhe që ka një popull, komb, shtet për të mos përjetuar situata poshtëruese ose tragjike”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Negociatat me BE, Rama me të rinjtë: Shqipërisë i ka buzëqeshur fati si asnjëherë! S’është ëndërr, yjet janë bashkuar!












