Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, tha se tashmë këto takime zhvillohen në kuadër të përfshirjes së të rinjve në këtë proces. Gjithashtu u shpreh se është një projekt që nuk ka ndalesë, ndërsa theksoi se të rinjtë duhet të kontribuojnë e të ndryshojnë mendësinë për t’iu përshtatur BE.
“Nuk duam të fasim për ju, duam të flasim me ju, duam tju dëgjojmë, të shikojmë si e perceptoni procesin sepse jemi bashkë. Këto takime do të mundohemi ti bëjmë në formë të tillë për të parë sa shihet, sa preket sepse integrimi në BE është proces për ta ribërë vetveten. Na takon të gjithëve të jemi të përfshirë sepse na prek të gjithëve. Dikur ishte ëndërr. Sot e kemi bërë projekt dhe duam ta kthejmë në rezultat. Nuk ka ndalesë, nuk ka pushim, nuk ka pauzë dhe duhet ta çojmë në destinacion. Ju jeni brezi që do ta shijojë BE. Do të jeni përfituesit dhe duhet të jeni edhe kontribuesit. Hyrja në BE është një mendësi dhe mendësia duhet ndryshuar sepse është një sistem vlerash që fillon te secili prej nesh”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
Negociatat me BE, Rama: Nuk ka bllokim, jemi në ritëm normal! Korrupsioni, më i lartë në perceptim sesa në realitet












