Edhe pse e sëmurë me epilepsi, Dakleas i ka dhuruar Zoti talentin për të bërë piktura të bukura. 

Një mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama nga nëna e Dakleas, ka bërë që jo vetëm t’i realizohet ëndrra e jetës, por të realizojë edhe ekspozitën e parë me pikturat e saj. 

Këmbëngulja e nënës së Dakleas ka bërë që Rama të vërë në lëvizje Ministren e Arsimit, Besa Shahinin, e cila njoftoi se 18-vjeçarja është regjistruar në Universitetin e Arteve. 

Jo vetëm kaq, por Daklea ka çelur edhe ekspozinë e parë me punimet e saj në hollin e Ministrisë së Arsimit.

Ora 12:36
E ëma i shkruan Kryeministrit, Dakleas i realizohet ëndrra dhe çel ekspozitën e parë (FOTO)