Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, ndaj dhe shumë nga persona të famshëm tregojnë historitë e tyre në mënyrë sensibilizimi që të tjerët të shkojnë të kontrollohen sa më shpesh të jetë e mundur.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja Fiori Dardha,e cila ka treguar se kjo sëmundje e keqe i ka marrë një person shumë të rëndëishëm, por nëna e saj e mposhti pasi e zbuloi që në fazat e para. Me anë të një postimi Fiori shkruan se të gjithë duhet të kontrollohen, pasi nuk bëhet shaka me këtë sëmundje.
Status i bërë nga moderatorja Fiori Dardha në Instagram
“Kam pare shume postime ne kete muaj ndergjegjesimi per kancerin e gjirit. Kisha vendosur te mos e permendja fare kete dreq semundjeje, sepse me duket sikur, po e permende, ajo e mallkuar kujtohet per ty, per familjen tende. Kam humbur nje person shume te shtrenjte nga kanceri i gjirit dhe sikur te mos mjaftonte, m'u desh te perballesha serish me te kur semundja preku mamin tim.
Por sot dua te them vetem dicka:
Mami im e mposhti semundjen, vetem sepse e konstatoi ne nje faze te hershme.
Kur zbulohet qe ne fazat e para, kanceri i gjirit eshte plotesisht i kurueshem!
Me besoni! Sot, kur shoh mamin tim, falenderoj Zotin dhe mbi te gjitha mjeket qe sugjeruan kontrollin per te, pavaresisht se nuk kishte asnje simptome te semundjes.
Mos neglizhoni!
Me kete semundje nuk behet shaka!
P.S: Per mjeket dhe stafin e sherbimit onkologjik: mirenjohja ime per ju eshte e pamate!
Jeni heronj te vertete!”- përfundon moderatorja.