TIRANE-Report Tv zbardh dokumentin e Ministrisë së Brendshme të firmosur nga Enkeleda Toska, ku urdhëron që në 1 janar të 2020 Harun Çelik, i arrestuar për falsifikim në Shqipëri duhet të dëbohet nga territori jonë në drejtim të Turqisë pas përfundimit të dënimit. Në dokument kërkohet largimi i menjëhershëm, pavarësisht se në pikën 5  theksohet se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë

Një politikane gjermane e cilësoi rastin si rrëmbim, por turku, e sikur duket e firmosur dokumentin e vendimit të dëbimit dhe më pas policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet turke e kanë deportuar në Ankara, ku ndodhet në paraburgim. Sipas përmbajtjes së këtij vendimi Shqipëria i refuzon turkut hyrjen në vendin tonë për 5 vite.

5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar, ndërsa pas përfundimit të burgut u deportua në Turqi. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.

Shkresa e Departamentit te Emigracionit ne Drejtorine e Policise se Shtetit firmosur nga drejtuesja Enkeleda Toska dhe i turku Harun Çelik qe u ekstradua