LEZHE- Monografia e akademikut Gjovalin Shkurtaj sjell në vëmendje të veçantë të folmen e Lezhës, duke e trajtuar atë në aspektin leksikor, frazeologjik dhe etnolinguistik.

Studimi mbështetet në kërkime të mëparshme të autorit dhe sjell një tablo të plotë të zhvillimit gjuhësor të qytetit.

Lezha ka një popullsi të ardhur nga krahina të ndryshme, por me një identitet gjuhësor të përbashkët.

“Historia ka treguar se ka të ardhur nga Malësia e Madhe, nga Mirdita, qytetarë nga Shkodra por ka dhe jugorë që kanë ardhur në Lezhë pas vitit 1944. Emeruesi i përbashkët i të gjithë atyre që kanë ardhur ndër vite është gjuha standarde e përbashkët”, tha Shkurtaj.

Promovimi i librit mblodhi studiues, historianë dhe personalitete të kulturës.

Në shenjë vlerësimi, akademiku Shkurtaj u nderua me certifikatë mirënjohjeje nga Këshilli i Qarkut Lezhë.