E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut

E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut

Kokaina e sekuestruar

Një sasi lënde narkotike kokainë me vlerë mbi 1 milionë euro është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi, që e kishte origjinën nga Ekuadori.

Mediat greke bëjnë me dije se Oficerët e Drejtorisë së Narkotikëve dhe Kontrabandës, Ekipi Rajonal i Narkotikëve dhe Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Portual Qendror të Pireut, kanë lokalizuar dhe sekuestruar në orët e para të ditës së sotme një sasi kokaine, vlera e së cilës kalon një milion euro.

Gjatë këtij aksioni autoritetet greke, në bashkëpunim më me Zyrën HSI (US Homeland Security Investigations) të ambasadës amerikane në Athinë, kanë gjetur dhe sekuestruar 30 pako me kokainë, me një peshë totale bruto prej rreth 34 kilogramë.

Pakot me kokainë raportohet se u gjetën brenda një enë frigoriferike me një ngarkesë me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian.

Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut, i cili sipas mediave greke, po vazhdon hetimet.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin