Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi nisi dje në orën 11:00 ndërkohë që 9 kandidatë të Bashës u tërhoqën nga lista. Procesi i numërimit të votave ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe ka përfunduar në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që në mesditë është lënë takimi i radhës për të nisur edhe përllogaritjen e votave. Deri më tani, nuk ka të dhëna sesa do të zgjasë si proces.
Ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet dhe emrat e fituesve të këtij procesi. Ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u votua për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD. Nga lista e Bashës u larguan publikisht rreth 9 kandidatë, 7 prej tyre të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit.
Nga 350 kandidatë, në garë ngelën vetëm 342. Të larguarit ishin, zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit'h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi. Sot është larguar edhe një tjetër kandidat, pjesë e PD në Fier, Vasil Ndreka. Spikati rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës. Me këtë listë u larguan Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.(Lexo këtu)
Pas largimit nga lista e kandidaturave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, Vasil Ndreka ka dhënë një prononcim për media ku edhe ka sqaruar dorëheqjen e tij.
Në prononcimin e tij për mediat, ish-kandidati i Fierit, Vasil Ndreka u shpreh se emri në listë ishte vënë pa dijeninë e tij pasi ai nuk do të merrte pjesë sepse nuk besonte tek proces zgjedhor i pastër brenda PD-së.
"Mua më njoftuan miq dhe shokë që më kishte dale emri për anëtar në Këshillin Kombëtar, unë nuk dija asgjë. Kontaktova me Luan Baçin dhe i thashë ma hiqni emrin. Ai më tha emri është vënë nga lart, atëherë unë u revoltova më shumë dhe i thashë që do t’u drejtohen mediave. Unë si demokrat që jam e quaj të turpshme që të pretendojmë që do të bëjmë një proces zgjedhor të pastër sipas partive demokrate europiane kur në fakt veprohet si në kohën e diktaturës. Unë jam anëtar i PD por për mënyrën sesi funksionon struktura brenda PD-së jam shprehur edhe më parë. Madje kam hequr edhe dorë nga gara për kreun e PD-së në Fier,"-shprehet Ndreka.
RROFTE PARTIA KOMUNISTE ME NE KRYE SHOKUN SALI RAM BERISHA..... urraaaaaaaa
PërgjigjuHajte me hajer se prap i humbe zgjedhjet ky sikur te jete dhe 100 vjet ne krye te PD
Përgjigju