Aksident në Elbasan, autovetura përplaset me autobusin me nxënës, 1 i vdekur, pasagjeri në gjendje të rëndë (VD+FOTO)

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë. Report Tv ka mësuar se një autoveturë tip Honda, është përplasur me një autobus me nxënës. Për pasojë, ka humbur jetën një person, ndërsa 1 tjetër është plagosur. I plagosuri është transportuar drejt Tiranës me urgjencë, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Viktima është Gentian Pepa, drejtues i mjetit, 25 vjec ndërsa i plagosuri është Elton Poçi, 31 vjeç, pasagjer në makinë. Ata ishin të dy duke udhëtuar brenda mjetit tip Honda, në momentin kur për shkak të një parakalimi të gabuar, makina e tyre është përplasur me autobusin. Autobusi ka qenë në një ekskursion me nxënës që ktheheshin nga Voskopoja drejt Tiranës dhe fatmirësisht mësohet se asnjë nga nxënësit nuk është lënduar. 

Në vendngjarje ndodhet policia, që sqaron se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë: 
Informacion paraprak 
Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA 121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip "Honda" , me targa AA352 CK me drejtues shtetasin G.P. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Honda shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Nga përplasja nga pasagjerët e autobuzit nuk është lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ndërkohë që ditën e sotme, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një kamion doli nga rruga në fshatin Pishkash dhe përfundoi 40 metra në humnerë. Për pasojë, 3 të rinj janë plagosur rëndë, njëri prej tyre, drejtues i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga një aksident i regjistruar në aksin e vjetër Milot-Laç paraditen e sotme. Brenda 24 orëve ky është aksidenti i dytë që përfshin një autobus me nxënës. Pasditen e djeshme, një autobus me 40 nxënës doli nga rruga në Qafë Thanë, por fatmirësisht shoferi ka shmangur rënien në greminë dhe nuk ka patur viktima. Autobusi me gjimnazistët e një shkolle nga Roskoveci po kthehej pas një ekskursioni në Pogradec. Sipas policisë shkak i aksidentit  ishte lagështira në rrugë dhe pakujdesia e shoferit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit