Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka nisur sezonin e operave për vitin 2014-2015 në Operan Kombëtare të Parisit.

Ermonela ka publikuar datat për muajt në vazhdim, shtator dhe tetor.

Bëhet fjalë për libretin “La Traviata” e përshtatur fillimisht nga Alexandre Dumas, e sjellë në opera me tri akte nga italiani Giuseppe Verdi dhe e shkruar në libret nga Francesco Maria Piave.

ermonela jaho

Është fjala për historinë e Damës Kamelia e cila vdes dhe emri në origjinal i protagonistes ishte Violetta Valery të cilën do ta përfaqësojë Ermonela.

Ajo do të performojë me kolegë të tjerë si Venera Gimadieva e cila do ta zëvendësojë sopranon tonë vetëm dy netë si protagoniste në rolin e Violetta Valery.

Anna Pennisi, Cornelia Oncioiu etj, janë të tjerët që do të performojnë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)