E gjithë Shqipëria në sheshin 
“Nënë Tereza” për Meshën e Shenjtë

Janë ngritur rreth mesnatës, teksa shumë prej tyre jetojnë në fshatra të thellë dhe janë bërë gati për të zbarkuar në Tiranë për t’i uruar mirëseardhjen në vendin tonë,Atit të Shejntë, Papa Françesku.

Plot 200 autobusë më besimtare të krishterë janë nisur nga qarku i Lezhës drejt kryeqytetit për pritur Papa Franceskun.

Mirdita, vatra e katolicizmit vjen në Tiranë

Besimtarët që më së shumti janë mirditas, krahinë që është edhe vatra më e madhe e katolicizmit në trojet shqiptare janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa mijëra të tjerë kanë zgjedhur të vijnë me makina private, madje disa janë nisur një natë më parë.

rrethe papa

Për mirditorët kjo vizitë është historike dhe respekton sakrificën e të parëve të tyre dhe shqiptarëve për të ruajtur besimin e krishterë.

rrethe papa

Qindra pelegrinë nga Kosova mbushin sheshin “Nënë Tereza”

Me qindra pelegrinë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të ndjekur vizitën e Papa Françeskut. Ata kanë ardhur që prej mbrëmjes të së shtunës nëpërmjet doganës së Morinit dhe kanë zbarkuar në Shëngjin për t’u nsiur më pas drejt Tiranës.

rrethe papa

Ata e konsiderojnë këtë vizitë si mjaft të veçantë për mbarë shqiptarët, ndërsa shprehen se të gjiithë duhet që t’i gëzohemi kësaj dite, ku Ati Shenjtë vjen për të bekuar vendin tonë.

Nga Shkodra u nisën rreth 50 autobusë me besimtarë

Ndërkohë 50 ka qenë numri i autobusëve të nisur nga qarku i Shkodrës orët e para të mëngjesit të sotëm.

rrethe papa

Ata e konsiderojnë të rëndësishme vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë, ndërsa shumë prej besimtarëve të krishterë nga metropoli verior janë nisur një ditë më parë me mjetet private.


280 besimtarë të Beratit e Kuçovës i bashkohen Meshës së Shenjtë


280 besimtarë katolikë të Beratit e Kuçovës janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt qytetit të Tiranës, për të marrë pjesë në meshën e madhe që do të mbahet në shesh nga Para Francesco.

rrethe papa

Nisja e autobusëve me besimtarët Katolikë është bërë nga lagjia “Uznovë” në Berat rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Autobusët e nisur nga Berati do të bashkohen në Urë-Vajgurore me autobusët me besimtarët nga qyteti i Kuçovës, për të vijuar së bashku rrugëtimin drejt meshës së madhe në Tiranë. 

Besimtarët fierak drejt Tiranës për meshën e shenjtë

Kanë dalë herët në mëngjes për t’ju bashkuar meshës që do të mbajë Ati i Shenjtë në Tiranë. Nuk ka qënë i vogël edhe numri i besimtarëve të krishterë të nisur nga qytetit i Fierit drejt kryeqytetit për të mirëpritur Papa Franceskun.

rrethe papa

Numër i konsiderueshëm besimtarësh nisen nga Korça drejt meshës së shenjtë

Edhe nga qendra e qytetit juglindor Korça janë nisur drejt Tiranës në kuadër të vizitës së Papës një numër i konsiderueshëm besimtarësh të krishterë. Kanë dalë herët në mëngjes dhe kryesisht me mjetet e tyre private, por edhe të organizuar me mjete të transportit ndërqytetas.

rrethe papa

Ndërkaq ka qënë i madh numri i besimtarëve të nisur nga të gjitha qytetet e vendit në kuadër të kësaj vizitë të Atit Shenjtë në vendin tonë.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’