TIRANE - Qindra e mijëra vizitorë, dhe jo vetëm shqiptarë, kanë mbërritur nga e gjithë bota për të parë nga afër Papa Françeskun në vizitën e tij historike në Shqipëri, e para në një vend europian. Televizioni A1 Report, i ndodhur në terren për të raportuar gjithçka ndodh nga sheshi “Nënë Tereza”, aty ku Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë.
Të pyetur nga gazetarja e A1 Report, Erjona Rusi, vizitorët shqiptarë, pa dallim feje, shprehen se kanë ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, për të mirëpritur Papa Françeskun. Ata theksojnë janë të shumtë shqiptarët që kanë mbërritur në Tiranë, madje që ditën e djeshme për të qëndruar në shesh në pritje të Atit të Shenjtë.
“Kemi ardhur që mbrëmë dhe kemi qëndruar gjithë natën në pritje të Papa Françeskut. Edhe pse ka pasur mjaft shi, ne e mirëpresim me padurim vizitën e Atit të Shenjtë në tokën shqiptare. Edhe pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës, ‘de facto’ të gjithë e njohin shtetin e Kosovës. Për ne me rëndësi në këtë moment është njohja shpirtërore që Ati i Shenjtë i bën të gjithë popullit shqiptar.” theksojnë vizitorët
Krahas popullit shqiptar nga të gjitha trevat, ka nga ata vizitorë që kanë ardhur nga çdo cep i globit, madje edhe nga Meksika. Njëra prej tyre, shprehet se ka ardhur në vendin e shqiponjave për të mirëpritur Papa Françeskun. E pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë ajo nënvizon se e njeh dhimbjen që populli shqiptar ka kaluar në vitet e regjimit dhe se pret që tashmë me këtë vizitë të forcohet në besim.
“Kam ardhur nga Meksika për të pritur Atin e Shenjtë në vendin e shqiponjave. Është një emocion i mrekullueshëm. Unë e di se ky është një popull që ka vuajtur shumë, dhe pres që pas kësaj vizite, besimi I këtij popullit të forcohet edhe më tepër.” tha vizitorja meksikane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32